Slider

Google tanimë zotëron një pjesë të projektit SpaceX

Jan 23 2015
0 Shpërndarje
Google tanimë zotëron një pjesë të projektit SpaceX

Falcon-9R-SpaceXGjithcka për të cilën është folur tashmë është konfirmua. Google dhe Fidelity kanë investuar plot 1 miliard dollar në projektin SpaceX të Elon Musk. Kjo shumë do të përdoret për ndërtimin e platformës së internetit satelitor. Google ka aspiratat dhe planet e saj për internetin por SpaceX është shëndrruar në diçka të rëndësishme për shkencën e raketave hapsinore.

Si pjesë e këtij projekti të Elon Musk do të lëshohen në hapsirë qindra satelitë 750 milje larg tokës duke ofruar kështu internet më të shpejtë dhe mbulim më të gjerë. Aktualisht nuk është bërë publik shumë informacion përsa i përket investimit të Google në SpaceX por me siguri në raportet e ardhshme do të zbulohen detajet e tjera. SpaceX do të kërkojë 5 vjet për tu finalizuar dhe Elon Musk pretendon që kjo platformë të shtrihet dhe në planetin Mars. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>