Business & Management

Google suprizon me të ardhurat rekord

Jul 24 2018
0 Shpërndarje
Bashkimi Evropian thotë se Google ka përdorur sistemin operativ mobil për të çementuar ilegalisht pozitat dominuese në treg. Google suprizon me të ardhurat rekord

Aksionet e Alphabet, kompanisë mëmë të Google, u rritën me 5% ditën e sotme pasi kompania publikoi një raport financiar pozitiv.

Alphabet pati 32.7 miliardë dollarë të ardhura për tre mujorin i cili u mbyll në muajin Qershor, 26% më shumë sesa për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Megjithatë gjoba rekord prej 4.34 miliardë eurosh për sistemin operativ Android, i hoqi 5 miliardë dollarë fitim.

Kompania raportoi vetëm 3.2 miliardë dollarë fitim e pa gjobën do të kishte qenë 8.3 miliardë dollarë tha firma.

Bashkimi Evropian thotë se Google ka përdorur sistemin operativ mobil për të çementuar ilegalisht pozitat dominuese në treg.

Alphabet ka vendosur të apelojë vendimin i cili rriti me 36% kosto.

Në Mars, sipas firmës analitike eMarketer, Google kishte 37% të tregut të reklamave dixhitale krahasur me 39% një vit më parë.

Google raportoi fitim edhe në segmente të tjera, si firma e makinave me sistem vetëdrejtimi Waymo me 732 milionë dollarë. /CIO Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>