Aplikacione

Google sulmon para lançimit të Office 365

Jun 28 2011
0 Shpërndarje
Google sulmon para lançimit të Office 365

altKëtë javë Microsoft do të lançojë suitën e saj të veglave për zyre të bazuar në cloud, Office 365. Në prag të kësaj ngjarjeje, Google hodhi një “sulm” në blogosferë duke deklaruar dhe arsyetuar pse suita e tyre Google Apps është më e frytshme dhe më e përdorshme në biznese, shkolla dhe agjenci qeveritare.

Google dhe Microsoft kanë qenë në betejë të hatashme për një kohë të gjatë për suitat punuese të bazuara në cloud, sidomos për qeveritë lokale dhe shtetërore. Qyteti i Los Angeles, dhe shtetet e Wyoming-ut dhe Orlando-s janë disa shembuj të agjencive qeveritare që kanë vendosur të migrojnë në suitën Google Apps. Në anën tjetër qyteti i San Francisco-s, New York-ut, dhe shteti i Minnesota-s të gjithë së fundmi kanë migruar në BPOS/Office 365.

Agjencitë qeveritare janë të prira të kenë buxhete më të ngushta se shumica e korporatave dhe prandaj zakonisht provojnë të zgjedhin shërbimet cloud për e-mail dhe bashkëpunim. Sidoqoftë, Google  gjithashtu ka fituar një profil të lartë tek ndërmarrjet gjigante si kompania për bio-teknologji Genentech dhe nëndivizioni për fluturime i korporatës Virgin, Virgin America Airlines, të cilat kanë vendosur të lëvizin nga Microsoft Exchange në Google Apps vitin e kaluar.

Akoma nëse bazohemi në shpërndarjen e tregut për suitat e ueb-aplikacioneve për e-mail dhe bashkëpunim, Microsoft Office vazhdon të udhëheq pjesën dërrmuese të tregut. Megjithatë “shpërndarja mendore” është diçka krejt ndryshe. Google ka filluar të përdorë një strategji gumëzhitëse me anë të një kampanje agresive marketingu dhe PR përpjekjet që të dëshmojë që një numër i madh i konsumatorëve kanë “shkuar me Google.” Në anën tjetër Microsoft me të njëjtin agresivitet ka argumentuar që Google nuk e ka as për afërmi përvojën e Microsoft në shërbimin e nevojave komplekse të ndërmarrjeve, derisa Google pretendon që Microsoft nuk është një kompani “e vërtetë” për shërbime cloud.

Argumenti përhapet me një postim bllogu në Google. Shan Sinha, menaxher produkti i Google Apps, pretendon që avantazhi i Google Apps është që veglat e tyre janë ndërtuar për bashkëpunim më të përshtatshëm dhe nuk bazohen në “licencimet shtesë për punë me të tjerët, ose shpresën që njerëzit jashtë kompanisë tuaj kanë të përparuar softuerin e njëjtë.”

Sinha gjithashtu thekson që Google Apps punojnë nëpër pajisje dhe sisteme operative të ndryshme më mirë se Office 365, kanë një plan çmimesh më të thjeshtë dhe më të lirë që “nuk ka ndryshuar tashmë katër vite”, dhe ka përmirësime më shpeshta dhe më të lehta për t’u aktivizuar.

“S’keni nevojë të prisni me vite që të merrni inovacionet e fundit, vetëm shtypni Refresh,” shkruan Sinha. “Konsumatorët tanë kanë pranuar më shumë se 125 përditësime vetëm në vitin e fundit.”

Sinha e mbylli postimin e tij me disa fjalë “luftuese”.

“Ju s’mund të merrni trashëgiminë, softuerin e desktop-it, ta vendosni në një qendër të dhënave dhe ta quani ‘cloud’.”

Mund të duket sikur beteja ndërmjet Microsoft-it dhe Google ka qenë duke ndodhur me vite, por ne jemi vetëm në rundin e parë të kësaj beteje. Ding ding.

 

Shane O’Neill mbulon Microsoft, Windows, Sistemet Operative, Aplikacionet Produktive dhe Online Shërbimet për CIO.com.

Lajmet e fundit>