Aplikacione

Google Street View shton 250 000 milje rrugë

Oct 12 2012
0 Shpërndarje
Google Street View shton 250 000 milje rrugë

Kompania Google përditësoi hartat e saj me më shumë se 250 mijë milje rrugë në Street View. Në këtë shtim përfshihen përveç rrugëve edhe parqe, qendra qytetesh si dhe vende turistike në të gjithë botën.

Ulf Spitzer, menaxheri i Street View tha në një blog se po rrisin mbulimin në Makau, Singapor, Suedi, Tajlandë, Tajvan, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë, Norvegji dhe Kanada. Ata po presin gjithashtu koleksione të veçanta nga Afrika e Jugut, Japonia, Spanja, Franca, Brazili dhe Meksika.

Këto përmirësime erdhën pasi kompania përditësoi shërbimin e saj në aparatet mobil duke vendosur shëtitjet turistike.

Përdoruesit e iOS 6 e humbën këtë përditësim pasi Apple i zëvendësoi ato me verisonin e vet të hartave, të cilat nuk përfshijnë Street View. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>