Aplikacione

Google sjell aplikacionin që mundëson bashkëpunimin mes shkencëtarëve të të dhënave

Aug 12 2014
0 Shpërndarje
Google sjell aplikacionin që mundëson bashkëpunimin mes shkencëtarëve të të dhënave

hilary-mason-laptop-jesse-chan-norris-flickrSikur që startup-ët që kanë qenë duke dizajnuar softuerë për të ndihmuar shkencëtarët dhe analizuesit e të dhënave që të punojnë për të dhëna, duket që edhe Google është duke punuar në lidhje me këtë. Gjatë të premtes, blogu Google Research foli për një shërbim në të cilin janë duke punuar punonjësit e vet, të quajtur CoLaboratory.

Me shkarkimin e aplikacionit për shfletuesin Chrome, ju në çast e merrni softuerin me burim të hapur për kompjuterizim interkativ, e po ashtu edhe shumë librari në Python. Pas kësaj, shumë njerëz mund të hulumtojnë dhe përpunojnë të dhëna në një tab në shfletues sipas një mënyre që është e integruar me Google Drive.

“Kjo ofron një përmirësim të madh për rrjedhat e punës ad-hoc që përfshijnë dërgimin para dhe prapa e dokumenteve me e-maile,” thanë në një postim në blog Corinna Cortes, Kayur Patel, Mark Sandler Kester Tong nga Google Research.

Mjetet si CoLaboratory, po ashtu edhe softuerët nga Sense, Domino Data Labs, Plotly, Mode Analytics dhe Adato që është freskuar së fundi – do të mund të ishin të dobishme për kompanitë që punësojnë më tepër se një shkencëtar të të dhënave për të shikuar për së afërmi për të dhënat historike ose të reja që kanë të bëjnë me funksionimin, përdorimit dhe cilësitë e tjera dhe që të mendojnë për shërbime më të mira ose të ofrojnë rekomandime për kolegët e tyre. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>