Aplikacione

Google sjell aplikacionet e Chrome për Android dhe iOS

Jan 29 2014
0 Shpërndarje
Google sjell aplikacionet e Chrome për Android dhe iOS

147380203-786x305Google lançoi gjatë ditës së martë aplikacione të Chrome për Android dhe iOS. Komapnia do të ofrojë një “developer preview” për një mjet të bazuar në Apache Cordova, framework-ut të njohur me burim të hapur për zhvillimet mobile përmes HTML, CSS dhe JavaScript. Zhvilluesit kanë mundësi të përdorin mjetin për të krijuar një mbështjellëse për aplikacionet e tyre Chrome, e cila do të bëjë të mundur përshtatjen e tyre për instalim në pajisjet Android dhe iOS. Aplikacionet mund të ngarkohen në dyqanet zyrtare si Google Play dhe Apple App Store.

Ky zhvillim plotëson atë të muajit shtator, kur kompania lajmëroi se do t’i bënte të aksesueshme edhe offline aplikacionet e Chrome. Tashmë, ato funksionojnë si aplikacione të mirëfillta në sisteme operative si Windows, Mac, dhe Chrome OS. Gjithsesi, tashmë kompania është përqëndruar për t’i sjellë ato edhe në botën mobile.

Ka dy mënyra për të realizuar proçesin e paketimit. Mund t’i ekzekutoni aplikacionet Chrome në një pajisje apo emulator duke përdorur command-line apo një IDE si dhe mund të përdorni Chrome Apps Developer Tool për të ekzekutuar aplikacionin tuaj në një pajisje Android pa pasur nevojë të instaloni SDK-në e platformës mobile apo një IDE.

Fotoja e mëposhtme tregon një aplikacion të thjeshtë për të krijuar një listë të gjërave për t’u realizuar, në Chrome në të majtë dhe në Android në të djathtë. chrome_app_mac_androidPër ata që nuk e dinë, aplikacionet e paketuara të Chrome shkruhen në HTML, JavaScript, dhe CSS, por lançohen jashtë shfletuesit, punojnë edhe offline automatikisht si dhe aksesojnë API të caktuara që nuk janë të disponueshme për aplikacionet ueb. Për këto apliakacione mobile, zhvilluesit kanë akses në Cordova APIs si dhe në shumë Chrome API.

Nëse jeni zhvillues dhe jeni të interesuar për të ndërtuar aplikacione Chrome për mobile, apo edhe për të bartur aplikacionet që keni zhvilluar, mund ta filloni punën nga ky dokument që ju tregon instruksionet: readme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>