Aplikacione

Google shton vegël zhvilluese për Apps

Jun 3 2011
0 Shpërndarje
Google shton vegël zhvilluese për Apps

altIT departamentet tani mund të ndërtojnë aplikacione të veçanta për Google Apps dhe ti integrojnë ato në suita të bazuara në cloud për bashkëpunim dhe komunikim brenda kompanisë në të njëjtën mënyrë që bëjnë tregtarët.

Ky funksionalitet vjen me anë të Google Apps Extension Console, një vegël zhvilluese të cilën Google e përshkruan si “panel kontroll projekti” (project control panel) për ndërtimin e shtesave për përdorim të brendshëm brenda suitës Google.

Vegla u jep IT departamenteve qasje në të njëjtat API që Google u jep prodhuesve të softuerëve që të vendosin aplikacionet e tyre në Apps Marketplace.

“Shtesa u ndihmon zhvilluesve të brendshëm të krijojnë projekte të reja, të menaxhojnë të drejtat e skuadrës, të ri përpilojnë kredencialet OAuth, dhe të ngarkojnë manifestimin e aplikacionit të tyre. Posa aplikacioni të jetë i gatshëm të lëshohet në punë, administratorët mund të instalojnë atë në panelin kontrollues të domenit të tyre për një lëshim më të gjerë,” shkruante në bllogun zyrtar të skuadrës zhvilluese të Google.

Gjithashtu në një tjetër njoftim nga Google në lidhje me IT departamentet për Apps, u tha që nga data 1 gusht e tutje, Google s’do të garantoj që suita do të punoj si duhet me disa shfletues si: Firefox 3.5, Internet Explorer 7, dhe Safari 3. Në të njëjtën datë Google do të filloj të përdor politikën që do të përkrah vetëm dy versionet e fundit, atë aktual, dhe të parafundit të shfletuesve Chrome, Firefox, Internet Explorer dhe Safari.

Arsye për këtë lëvizje është nevoja që Google Apps të vazhdoj të qëndroj në lëvizje me avancimet e fundit të shfletuesve, veçanërisht në HTML5.

Lajmet e fundit>