Business & Management

Google raporton 16.52 miliardë $ të ardhura gjatë tremujorit të tretë të vitit

Oct 17 2014
0 Shpërndarje
Google raporton 16.52 miliardë $ të ardhura gjatë tremujorit të tretë të vitit

google-logo-stock1_2040.0_standard_800.0Google paraqiti rezultate të përziera për tremujorin e vet të tretë gjatë këtij viti. Të ardhurat ishin 16.52 miliardë dollarë, duke mos përjashtuar shpenzimet për fitim të trafikut, që është një rritje prej 20 për qind gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2013. Por fitimet e kësaj kompanie prej 3.72 miliardë dollarëve u ulën dukshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013, kur pati 3.76 miliardë dollarë fitime.

Qëllimi i kuptimit të financave të tanishme të kompanisë Google është tranzicioni që po ndodh në reklamimet dixhitale nga desktop në pajisje mobile. Çdo tremujor viti Google ka raportuar një rritje në numrin e klikimeve me pagesë – njerëzit që klikojnë në reklama – por një rënie në çmimin për klikim – sasia që fitojnë çdo herë që dikush klikon në një reklamë. Këta parametra matës janë shpërngulur në drejtime të kundërta dhe deri tani kanë anuluar njëri-tjetrin. Këtë çerek ata mund të kenë kontribuuar për një raport për fitimet që nuk i arriti pritjet, por Google vazhdon ta mbajë një fitim të shëndetshëm dhe rritje dyshifrore në të ardhura vit për vit.

Investuesit kanë qenë duke shpresuar që biznesi i reklamave në YouTube dhe të ardhurat nga aplikacionet e shitura përgjatë PlayStore do të ofronin burime të reja të rritjes jashtë biznesit tradicional të kërkimit dhe shfaqjes së reklamave të kompanisë Google. Google nuk i tregon të ardhurat e arritura nga YouTube, por raporton një rritje prej 50 për qind vit për vit në kategorinë e vet “Të tjera” për të ardhura, që numëron përfshin PlayStore, shitjet harduerike dhe shërbimet e ndërmarrjes së Google.

Google punësoi gati 3,000 persona gjatë tre muajve të fundit, më tepër se mesatarja e zakonshme dhe po ashtu investoi fuqishëm në ndërtimin e qendrave të reja të të dhënave. Këto dy shpenzime mund të kenë kontribuuar në pengesë të rritjes së fitimeve, e që pritet të vazhdojnë të jetë kështu.

Në raportin e kompanisë për fitimet, zyrtari i lartë i biznesit në Google, Omid Kordestani, thotë që kompania ka qenë shumë e lumtur me shtytjen që kanë parë sa i përket adoptimit të konsumatorëve të shërbimit të vet të dërgesës, Google Express. Shërbimi së fundi u zgjerua në një numër qytetesh të reja dhe Kordestani thotë që ata tani janë duke kërkuar para nga disa autorizime dhe pagesa të shërbimeve teksa eksperimentojnë me sigurimin e parave.

Kordestani, i pyetur për pagesat, thotë që objektivi kryesor është marrja e adoptimit masiv nga tregtarët, në mënyrë që konsumatorët të mund të fillojnë të përdorin teknologjinë tashmë të ndërtuar në telefonat e tyre. Zyrtari i lartë financiar në kompani, PatrickPichette thotë që është shumë herët të tregohet se si do të jenë pasojat nga ndryshimet në ligjet e taksave në Irlandë, por që Google i përkushtohet pranisë që ka zhvilluar atje. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>