Business & Management

Google prezanton Nexus Q

Jun 30 2012
0 Shpërndarje
Google prezanton Nexus Q

Google e ka implementuar sistemin Android në smartfonë, tabletë, receptorë telefonikë x86, dhe tani kompania ka arritur të bashkoj sistemin operativ open-source me një media box të cilësisë më të lartë. Nexus Q është një kompjuter sferik i cili shfrytëzon të dhënat e ruajtura në hapësirën e Google Play për të përcjellë të dhënat mediatike ne dhomën tuaj.

Nexus Q nuk është një media box si gjithë të tjerët që përzihet me raftin AV. Google e ka konstruktuar atë që të dallohet nga të tjerët, me një formë sferike dhe unaza RGB LED që pulsojnë dhe ndryshojnë ngjyrë në varësi të muzikës që luhet. Baza është e përbërë nga zinku ndërsa pjesa e sipërme është e përbërë nga materiali i modeluar me injeksione dhe me shtresë të satinuar. Gjithashtu, përmban një LED të vetëm te maja e sipërme e kokës rrotulluese që përdoret si çelës për kontrollin e volumit.

Është në gjendje të punojë qoftë me altoparlantët e integruar që kanë amplifikatorë 25W që përcjellin cilësi të jashtëzakonshme zërimi posaçërisht për audio. Ka konektorë të tjerë si HDMI, micro USB, prodhim zanor optik (SPDIF), katër priza për altoparlantë, si edhe një port energjie (për baterinë e vet të brendshme 35W).

Duke përdorur të njëjtin çip sikurse Galaxy Nexus (OMAP 4460), Nexus Q është në gjendje të luajë me shumë thjeshtësi filma, muzikë, seriale TV, të cilat mund t’i blesh shumë lehtë në dyqanin virtual Google Play. Pasi e lidh smartfonin tënd Android apo tabletin me këtë pajisje duke përdorur NFC, je në gjendje ta kontrollosh veprimtarinë e saj me anë të touchscreen-it. Për më tepër, ekziston edhe një modalitet “party”, që e hap pajisjen për pajisje të tjera mysafire. Në këtë mënyrë, miqtë e tu mund të ndajnë media dhe të bashkëpunojnë me lista këngësh nga aplikacionet e tyre Google Play.

Një ndër veçoritë më të bukura të Nexus Q është aftësia për të bërë audio shumë-dhomëshe duke përdorur më shumë se një Nexus Q. Luajtja kontrollohet lehtë nga smartfonët Android njësoj si me tek pajisje. Kjo do të thotë që Q mund të bëhet një konkurrent i denjë për Sonos, për ata që kanë tashmë investuar në katalogun e medias me Google Play dhe harduer Android, veçanërisht nëse merr parasysh amplifikatorin 25W.

Nga ana tjetër, varësia nga Google Play e kufizon potencialin e Nexus Q. Edhe pse Google Play Store është goxha mirë (dhe është mënyra ku Google fiton para duke shitur media), ajo nuk lejon integrim për media personale. Një përjashtim është muzika që ke ngarkuar vet në Google Play Music, e që mund të luhet edhe nëse nuk ke blerë asgjë zyrtarisht nga Google. Filmat që mund të shikohen janë vetëm ato nëpërmjet Google Play, kështuqë nuk bëhet fjalë për filma të konvertuar nga DVD apo Blu-Ray. Gjithashtu, kjo do të thotë që nuk je në gjendje për të ndarë me të tjerët video që ke regjistruar vet. Edhe nëse ti mund t’i kesh filmat të ruajtur në telefonin tënd Android, për momentin nuk mund t’i luash në Nexus Q.

Aktualisht, Nexus Q nuk ka shërbime Play, por ky fakt mund të ndryshojë në të ardhmen. Edhe pse ka pak mundësi që në të ardhmen të ketë përkrahje zyrtare për përmbajtje lokale (edhe pse mund të hakohet siç është bërë me Apple TV), Google mund të shtojë përkrahjen për shërbime të tjera. Integrimi për shërbimet rivale si Vudu dhe Amazon Video janë të dyshimta duke qënë se Google do të ecë përpara me Google Play, por shtimi i Spotify dhe Pandora ka më shumë gjasa të ndodhë. Të paktën, mundësia për të përdorur të dhënat e tua në llogarinë Google Drive do të zgjidhte problemin e Nexus Q që nuk ka të dhëna lokale.

Nexus Q kushton 299 dollarë dhe porosia mund të bëhet që tani. Porositë fillojnë të arrijnë në mes të korrikut. Çmimi i lartë duhet të jetë për faktin se është prodhuar në Amerikë dhe ka përbërjen e kushtueshme prej zinku si edhe amplifikatorët e cilësisë së lartë, duke e bërë të vështirë prodhimin e tij. Me një çmim të tillë, ka për të tërhequr më shumë të apasionuarit e Androidit të cilët kanë investuar më përpara në katalogun e Google Play, por mund të jetë edhe një pajisje mjaft interesante për njerëzit nëpër konvikte apo internet kafe.

Në fund të fundit, është e vështirë ta gjykosh Nexus Q duke qënë se nuk i dihet se çfarë është duke bërë Google me të nga pikëpamja e softuerit. Për më tëpër nuk i dihet sa i hakueshëm është për t’u shtuar më shumë veçori, edhe pse Google tregoji që qëllimi i portit USB është për të shtyrë të apasionuarit që të “luajnë” me sistemin operativ të Google. Drejtimi i ri i Google me Nexus Q krijon shumë hipoteza interesante për të ardhmen e Androidit në shtëpitë tona. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>