Aplikacione

Google po punon për të lejuar përdorimin e aplikacioneve App Engine në Europë

Dec 15 2012
0 Shpërndarje
Google po punon për të lejuar përdorimin e aplikacioneve App Engine në Europë

Nuk është më e nevojshme një llogari Premierë për të fituar akses në qendrën europiane të të dhënave. Google po lejon më tepër përdorues të App Engine të zgjedhin për të ekzekutuar aplikacionet e tyre në qendra të dhënash Europiane, në mënyrë që të përmirësohet performanca për përdoruesit lokalë duke përmbushur standardet.

App Engine është platforma e Google e bazuar në cloud për host-im të aplikacioneve web shkruar në Java, Python ose në implementime eksperimentale në gjuhën e programimit Go.

Aftësia për të host-uar aplikacionet në Europë u njoftua për herë të parë në qershor, por u ofrua më pas vetëm për përdoruesit me llogari Premier, e cila u kushtoi 500 $ në muaj. Google tashmë është duke e ndryshuar këtë fakt.

Çdo aplikacion App Engine mund të kosumojë disa burime falas, dhe përdoruesve që do u duhen më tepër duhet të kalojnë me shërbim me pagesë që fillon me 2.10 $ në javë.

Vendndodhja e të dhënave dhe shpejtësia e transmetimit në rrjet janë të rëndësishme për zhvillues aplikacionesh, ndaj Google po planifikon për muajt në vijim të shtojë numrin e përdoruesve që host-ojnë aplikacionet e tyre në Europë. Përdoruesit e interesuar duhet të plotësojnë një pyetësor online dhe do të kontaktohen nga grupi i App Engine i Google.

Përveç zgjerimit të Google në Europë, versioni 1.7.4 i platformës, shton statistika për rradhën e detyrave dhe ndan trafikun në të dyja gjuhët Java dhe Python. Kjo lejon përdoruesit të diferencojnë kërkesat ndërmjet versioneve të ndryshme të aplikacioneve të tyre, ndërsa funksioni i statistikave u mundëson të shohin numrin aktual të detyrave në rradhë të ekzekutuara orën e fundit.

Google gjithashtu ka rritur performancën në procesin e kompilimit të faqeve JavaServer (JPS), dhe ka shtuar një plugin të ri të quajtur Maven.

Apache Maven është një softuer për menaxhim projektesh që mund të përdoret për menaxhimin e ndërtimit, raportimit dhe dokumentimit të një projekti, duke u bazuar në projektin e website-it.

Ekipi i App Engine do të marrë një pushim të shkurtër për ta filluar sërish punën në shkurt. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>