Internet

Google pezullon kërkimin në kohë reale

Jul 6 2011
0 Shpërndarje
Google pezullon kërkimin në kohë reale

Google përkohësisht ka pezulluar shërbimin për kërkim në kohë reale (Realtime Search), dhe as Google e as Twitter nuk kanë deklaruar nëse janë duke punuar në arritjen e një marrëveshjeje të re që do të përfshinte Twitter-in në shërbimin e ri kur të rikthehet në përdorim.

Google njoftoi që Twitter sot ka ndalur shërbimin Realtime Search përderisa kompania provon të përfshij shërbimin e ri në rrjetin shoqëror të Google+. Ky shërbim i Google, vendoste edhe cicërimat e Twitter në rezultatet e kërkimit në Google.

Shërbimi është larguar nga përdorimi të dielën.

Ky shërbim për herë të parë është vënë në përdorim në tetor të vitit 2009 kur Twitter dhe Google kishin arritur një marrëveshje që në rezultatet e Google të përfshiheshin edhe cicërimat nga rrjeti social.

Kompania rivale e Google, Bing nga Microsoft akoma do të përfshijë cicërimat e Twitter, ngjashëm si Yahoo!, NTT Docomo, dhe dhjetëra zhvillues më të vogël.

Lajmet e fundit>