Aplikacione

Google përmirëson mbrojtje kundër phishingu për Gmail

Jul 1 2011
0 Shpërndarje
Google përmirëson mbrojtje kundër phishingu për Gmail

altKëtë javë Google shtoi vetinë që shfaq adresën e dërguesve të porosive e-mail në shërbimin Gmail.

Kjo lëvizje e Google është dizajnuar që të ndihmoj përdoruesit për të vërejtur mesazhet e dyshimta që provojnë t’i mashtrojnë ata duke u marrë kredencialet për kyçje në Gmail dhe informatat tjera personale.

Që nga e marta, Gmail ka filluar të shfaq adresat e dërguesve në të gjithë mesazhet që përdoruesi pranon për herë të parë nga dërguesi respektiv. Për më tepër, të gjithë mesazhet që dërgohen nga palë të treta siç janë porositë me shumicë nga kompani marketingu, tani automatikisht kanë të shfaqur email adresat e tyre dërguese.

Më parë, përdoruesit e Gmail kanë mundur të shfaqin adresën e dërguesit duke shtypur mbi “show details” në ndërfaqen e aranzhimeve të email.

Google ka publikuar më tepër detaje për vetinë e re në uebfaqen e saj zyrtare. Sipas informatave në këtë faqe, Gmail do të ndërprej të shfaq adresën e plotë të dërguesit atëherë kur pranuesi ta vendos atë në listën e kontakteve apo të ketë shkëmbyer së paku disa porosi.

Google përdor “header-in” e porosisë që të shfaq adresën e dërguesit apo adresën e palëve të treta nga ku dërguesi ka pranuar porosinë.

Shërbime tjera të email si Hotmail i Microsoft nuk e kanë këtë veti.

Kjo veti shtesë e sigurisë për Gmail vjen pas disa sulmeve të fundit të drejtuara kundër shërbimit të Google, për të cilin kompania akuzoi hakerët kinezë.

Lajmet e fundit>