Internet

Google përdor trendet e kërkimit për të përshtatur siç duhet cicërimat

Jul 10 2014
0 Shpërndarje
Google përdor trendet e kërkimit për të përshtatur siç duhet cicërimat

google-logo-stock1_2040.0_standard_640.0Si e formoni një cicërimë të famshme? Nëse jeni Google, përgjigja është e thjeshtë: shikoni se në çka janë të interesuar e gjithë bota duke ndjekur rezultatet e kërkimit, më pas shkruani diçka për çfarëdo që është mjaft e popullarizuar.

Gjatë lojës mes Gjermanisë dhe Brazilit në Kupën e Botës, Google e la NPR-në dhomën e vet të lajmeve për të parë se si dhe cilat trende i përzgjedh të cilat duhet t’i ndajë me botën. Gjetja më interesante nga NPR-ja ishte që Google zgjedh shmangien e negativitetit – për shembull, nuk tregon për humbjen turpëruese të Brazilit, megjithëse është një interesim i madh për të.

Në vend të saj, Google vendosi ta shpërndajë këtë përgjatë rrjetit Twitter dhe rrjeteve të tjera sociale pas lojës:

BsEOdICCcAAhJgXGoogle ka qenë duke treguar për gjëra të tilla përgjatë Kupës së Botës. Është një reklamim efikas, por nuk është e vështirë të intrigohesh nga mendjehollësitë e Google në interesimet e botës. Derisa NPR ishte në Google, i duhet të mësojë ende për trendet e tjera që nuk kanë arritur të paraqiten: së pari, kërkimet për tekstin e një kënge u bënë të popullarizuara në Brazil; më vonë, fjala “turp” filloi të ngjitet në tabela. Sa i përket Gjermanisë, qytetarët e vet e kishin një pyetje të duhur për ta: “Cili është rezultati më i lartë ndonjëherë në një fitore në Kupën Botës?” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>