Aplikacione

Google përditëson Docs në Android

Feb 23 2012
0 Shpërndarje
Google përditëson Docs në Android

Google ka zgjeruar funksionalitetin e aplikacionit për të shkruar të Docs në pajisjet me Android, derisa në të njëjtën kohë ka përmirësuar aplikacionin për prezantim të Docs në shfletuesit për desktop.

Aplikacioni Android Docs ka fituar funksionalitetin e bashkëpunimit që tashmë është në dispozicion në shfletuesit desktop, përfshirë aftësi për të parë ndryshimet dhe redaktimet në kohë reale që përdoruesit tjerë i bëjnë në dokumente.

Është përmirësuar edhe ndërfaqja e aplikacionit për Android, ashtu që tani përdoruesit mund të “pickojnë” ekranin në pajisjen e tyre që të rrisin ose zvogëlojnë dokumentin. Për më tepër, përdoruesit e aplikacionit tani kanë qasje në një tipar që do ti lejoj ata të bëjnë gjëra si vendosja e ngjyrave të ndryshme në dokument, etj.

Ndërkohë Google në komunikatë tjetër, ka njoftuar që ka shtuar filetat për diskutim në aplikacionin e prezantimit të suitës Docs. Filetat për diskutim do ti mundësojnë përdoruesve të postojnë komente afër prezantimeve (sllajdeve), të alarmojnë të tjerët për diskutim me anë të e-mail dhe të mbyllin fushën e komenteve që tashmë janë adresuar. Funksionalitete të ngjashme janë në dispozicion për aplikacionin të shkruar në Docs.

Përmirësimet në aplikacionin për të shkruar në Android dhe aplikacionin e prezantimeve për shfletuesit në desktop do të jenë në dispozicion për individët që përdorin suitën Docs si aplikacion të veçantë, dhe ata që e përdorin atë si pjesë të suitës më të zgjeruar, Google Apps.

Lajmet e fundit>