Siguri

Google+ përballet me spam

Jul 12 2011
0 Shpërndarje
Google+ përballet me spam

Përdoruesit e rrjetit shoqëror Google+ morën porosi të vazhdueshme spami gjatë kësaj fundjave kur kjo uebfaqe pati një keqfunksionim.Google+, që akoma është në fazën e testimit beta me një numër të kufizuar të përdoruesve tejkaloi hapësirën e diskut të shtunën, duke shkaktuar një “glitch” sipas nënpresidentit të inxhinieringut në Google, Vic Gundotra.

“Ju lutemi pranoni keqardhjen tonë për spamin që shkaktuam këtë fundjavë. Për rreth 80 minuta ne mbetëm pa hapësirë disku në shërbimin që përkujdeset për njoftimet. Kështu që sistemi ynë vazhdonte të dërgonte njoftime vazhdimisht,” shkruante ai në një postim në Google+.
“Ne nuk prisnim të arrinim në këtë pozitë kaq shpejtë, por do të duhej të planifikonim këtë. Faleminderit për ndihmën tuaj dhe edhe një herë na vjen shumë keq për spamin e shkaktuar,” shtoi ai.
Google+ është tentimi më i fundit dhe më i suksesshmi për rrjet shoqëror deri më sot i Google për të konkurruar me Facebook, pas një numri dështimesh gjatë viteve të fundit.
Me Google+, kompania po përqendrohet në zhvillimin më të mirë të privatësisë për të cilën mendon se është më lehtë të përdoret sesa në Facebook.
Ekspertët e privatësisë kanë lavdëruar punën e Google në fushën e privatësisë në lançimin e Google+, pasi lëshimi i shërbimit për një numër të caktuar përdoruesish do t’i mundësoj kompanisë të përmirësoj vrimat kritike që mund të paraqiten para lançimit të gjerë.

 

 

Lajmet e fundit>