Siguri

Google përballet me akuza të ngritura nga disa shtete europiane për privatësinë

Jul 8 2013
0 Shpërndarje
Google përballet me akuza të ngritura nga disa shtete europiane për privatësinë

google privatcyNjë autoritet gjerman i mbrojtjes së të dhënave ka ndërmarrë një ankesë ligjore ndaj Google mbi disa ndryshime që kompania ka bërë në politikat e saj të privatësisë.

Një ankesë të ngjashme ka ndërmarrë edhe rregullatori i privatësisë në Francë. Gjithashtu edhe Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit në Hambrug lajmëroi të enjten se do ti bashkohet ankesave të ndërmarra ndaj politikave të Google.

Edhe Spanja iu bashkuan gjithashtu dërgimit të ankesave kundër politikave të Google.

Komisioni kombëtar i Francës mbi Informatikën dhe Lirinë lajmëroi gjithashtu muajin e kaluar se ka lajmëruar kompaninë Google të përgjigjet mbi ankesat e dërguara. Përdoruesit duhet të informohen qartësisht mbi qëllimet për të cilat Google po i proceson të dhënat e tyre tha Johannes Caspar, komisioner gjerman, në një deklaratë të lëshuar nga ai vetë.

Politika e Google mbi sigurinë e të dhënave ngjall shumë dyshime mbi natyrën, gjerësinë, qëllimin e procesimit të të dhënave, duke i lejuar kompanisë të bëjë si të dojë, shtoi ai. Kompania duhet të qartësojë limitin mbi atë çfarë mund t’iu bëjë përdoruesve dhe të dhënave të tyre duke i analizuar për shërbime të ndryshme të Google. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>