Slider

Google paraqet syzet Project Glass

Jun 29 2012
0 Shpërndarje
Google paraqet syzet Project Glass

Produktet e para Project Glass (syzet e kompjuterizuara, që posedojnë rrjetin e Google), do të dalin në shitje për një grup të përzgjedhur entuziastësh gjatë fillimit të vitit të ardhshëm, njoftoi Sergey Brin, bashkëthemeluesi i ndërmarrjes Google.

“Kjo nuk është një pajisje konsumatori,” i’u tha mijëra njerëzve Brin në ngjarjen e ditës e djeshme që mbajti ndërmarrja Google. “Ju duhet të dëshmoni se dëshironi gjërat më të mira (kjo paraqet teknologjinë e cila është aq e re sa përdoruesi sfidohet nga joqëndrueshmëria). Kjo është ajo për të cilën janë dizajnuar këto syze.

Google i demonstroi syzet me një “hangout” të drejtpërdrejt mes katër parashutistëve të cilët kërcyen mbi San Francisko dhe aterruan në pullazin e ndërtesës. Secili përdorte syzet Project Glass që transmetonin se çfarë ata po shikonin. Syze mbanin edhe çiklistët dhe ngjitësit të cilët shkonin poshtë ndërtesës. Të gjithë i’u bashkuan Brinit në skenë, nën duartrokitjet e turmës që po e pëlqente prezantimin.

“Ju keni parë demonstrime që ishin të shkëlqyeshme dhe të fuqishme. Kjo nuk do të jetë e tillë,” tha Brin teksa i e paraqiste marifetet e publicitetit. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>