IT Organizate

Google renditet pas BlackBerry për përkrahjen ndaj Android

May 20 2012
0 Shpërndarje
Google renditet pas BlackBerry për përkrahjen ndaj Android

Përshtatja e tabletëve dhe smartfonëve, që operojnë me sistemin operativ mobil Android në biznese të mëdha ka qenë e “kufizuar” për shkak të komplikimit të udhëheqjes së llojeve të shumta të pajisjeve dhe versioneve të sistemeve operative Android, u tha në vlerësimin e 20 prodhuesve softuerik për menaxhim të pajisjeve celulare (MDM) të bërë nga ndërrmarrja Gartner.

Në studimin e kryer gjatë prillit, Gartner gjeti që 58% e ndërrmarrjeve e kanë bërë ose planifikojnë ta bëjnë iOS-in e Apple si platformën primare për celularë gjatë vitit të ardhshëm. Në krahasim me këtë, 20% e ndërrmarrjeve do të përqafojnë platformën BlackBerry të RIM-it dhe 9% do të zgjedhin Androidin e Google.

Google ofron “përkrahje më të dobët menaxhimi” për Android se sa Apple që e ka për iOS ose Research in Motion që e ka për BlackBerry, shtoi Gartner në studimin e vet të ri prej 34 faqesh.

Studimi tha që rritja e përdorimit të smartfonëve dhe tabletëve është duke e bërë MDM-në “softuerin më të rritur për celularët e ndërrmarrjeve sa i përket numrit të furnizuesve, rritjes së përfitimeve dhe interesimit nga klientët e Gartnerit.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>