Investim

Google ofron kartelë kreditore

Jul 22 2011
0 Shpërndarje
Google ofron kartelë kreditore

Google planifikon të ofroj kartela kreditore me një normë interesi të ultë për reklamuesit që përdorin shërbimin e tyre AdWords, raporton Reuters.

Kartela do të lëshohet nga kompania MasterCard dhe do të vjen pa kosto vjetore, por me një normë vjetore interesi prej 8.99% në qarkullime. Konsumatorët do të mund ta përdorin këtë kartelë vetëm për të blerë reklama në shërbimin AdWords.

Qëllimi i kësaj kartelë kreditore është që të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme në telashe të rrisin shitjet e tyre me kampanja intensive të reklamave sipas nevojës, për shembull para festave, gjë të cilën shumica e këtyre kompanive në rënie s’do të mund ta bënin.

“Këto kompani kanë kufizime të buxheteve dhe parave të gatshme. Shumica e tyre po provojnë të dalin nga kriza me anë të një rritje të pranisë në tregun global, por duke mos qenë në gjendje të përdorin metodat e zakonshme për shkak të krizës ekonomike,” deklaroi Claire Johnson, nën-presidente e shitjeve globale në Google.

Google nuk ka deklaruar se kujt planifikon ti lëshoj këto kartela kreditore, por përdoruesit e parë të zgjedhur nga Google mund të marrin “versionet testuese-beta” të këtyre kartelave që nga e mërkura e ardhshme.

Lajmet e fundit>