Aplikacione

Google nxjerr Android 4.2 source code

Nov 16 2012
0 Shpërndarje
Google nxjerr Android 4.2 source code

Google ka nxjerr source code per Android 4.2 Jelly Bean, duke nënkuptuar se krijues si CyanogenMod tani do të kenë mundësi ta marrin këtë kod dhe ta modifikojnë për ROM-et e tyre.

Jean-Baptiste Queru postoi detajet në Google Groups, duke thënë se Nexus 10 është zgjedhja më e mirë për AOSP në 4.2.

“Deri më tani nuk ka asnjë pajisje kaq të përshtatshme në nivel AOSP si Nexus 10”, – tha ai.

Queru tha gjithashtu se Nexus 7 nuk ka mbështetje 3G pasi Google nuk ka qenë në gjendje të modifikojnë GSM për AOSP deri tani.

Pajisjet që do të kenë këtë mbështetje të re do të jenë Galaxy Nexus, Nexus 7, Nexus 4 dhe Nexus 10. Për sa i përket Nexus S dhe Xoom ngelen jashtë listës. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>