Karriere

Google: Në kompani punësohen shumë më tepër meshkuj se sa femra

May 29 2014
0 Shpërndarje
Google: Në kompani punësohen shumë më tepër meshkuj se sa femra

eric_schmidt__sergey_brin_and_larry_page___flickr_-_photo_sharing_Gjatë ditës së mërkurë, Google më në fund tregoi për diversitetin për vendin e punës dhe se si përpiqet të punësojë femra dhe minoritete. Kjo kompani e di që ka një problem për respektimin e gjinisë, por ata thonë që nuk është tërësisht faji i tyre, duke pretenduar se është për shkak se nuk ka mjaftueshëm femra dhe pjesëtarë nga minoritetet në SHBA që merren me teknologji. Nuk është befasi që për 7 meshkuj, kemi 3 femra që janë pjesë e Google. Por nëse e kthejmë në përqindje, i bie që numri i punëtorëve të gjinisë mashkullore përbën 83 për qind të të gjithë punonjësve. Nuk është më mirë as edhe në garën për përkatësinë racore, ku minoriteti me përfaqësimin më të lart është ai nga Azia, që përbën 34 përqind.

Kompania e pranoi që “Google është larg të qenit në vendin që dëshiron sa i përket diversitetit”. Siç duket, kjo kompani nuk është e vetmja në Luginën e Silicit me këto lloje proporcionesh të zhdrejta, siç tregon edhe sondazhi CNN Money për top 20 kompanitë, por shumica e kompanive nuk duan të zbulojnë se sa femra dhe minoritete i punësojnë në sektorin e teknologjisë. Ka shumë statistika përgjatë historisë që tregojnë gjëra të ngjashme. Derisa Google e pranon që e ka këtë si problem, kjo kompani thotë që arsyeja për këtë është edhe mungesa e kandidatëve të kualifikuar. Nga postimi në blog: “Ka shumë arsye se pse kompanitë e teknologjisë si Google çalojnë për të rekrutuar dhe marrë femra dhe minoritete. Për shembull, femrat përbëjnë gati 18 për qind të të gjithë të diplomuarve në shkenca kompjuterike në SHBA. Të zinjtë dhe hispanikët përbëjnë më pak se 10 për qind të të diplomuarve nga kolegjet në SHBA dhe përbëjnë më pak se 5 për qind të të diplomuarve në degët e SHK (shkencave kompjuterike)”.

diversity_e28093_google-2Google mund të ketë të drejtë për këtë, por sipas Këshillit Kombëtar amerikan për Gratë në Teknologjinë e Informacionit (NCWIT), statistikat e Google qëndrojnë nën mesataren e femrave që kanë titullin e të diplomuarave në shkenca kompjuterike dhe inxhinieri, me 25 për qind. Edhe pse është njëri nga grupet e minoriteteve me praninë më të madhe, Google planifikon të edukojë të tjerët për kulturën aziatike me shpresë që të ndihmojë këtë minoritet. Sidoqoftë, nuk është treguar se si planifikon të edukojë dhe rekrutojë minoritete të tjera. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>