Aplikacione

Google ndërmerr një lëvizje për nxitjen e zhvillimit të softuerëve open-source

Aug 19 2013
0 Shpërndarje
Google ndërmerr një lëvizje për nxitjen e zhvillimit të softuerëve open-source

FDNewsDOJpatentsGoogle po nxit gjithnjë e më tepër zhvillimin e kulturës open-source. Këtë e tregon edhe veprimi i fundit i kompanisë lidhur me shtimin e 79 patentave open-source në “Open Patent Non-Assertion Pledge” që është dizajnuar për të reduktuar rrezikun e paditjes së përdoruesve, shpërndarësve apo zhvilluesve në rast se shkelin një patentë në lidhje me softuerët open-source. Në këtë mënyrë të gjithë kanë më tepër liri dhe do të nxitet akoma më shumë zhvillimi i softuerëve të tilla.

Patentat e reja të regjistruara në këtë zotim të Google krijojnë më tepër liri në përdorimin e softuerëve për menaxhimin e qendrave të të dhënave përfshirë këtu edhe menaxhimin e kujtesave të shpërndara, menaxhimin e bazave të të dhënave të shpërndara dhe monitorimin e alarmeve. Këto patenta më parë ishin siguruar dhe ishin ekskluzivitet i IBM dhe Computer Associates.

Google po e mbështet këtë lëvizje pasi mendon se softuerët open-source po transformojnë zhvillimin e produkteve që konsumatorët përdorin çdo ditë. Është shumë e rëndësishme që të eleminohen pengesat ekzistuese për shkak të patentave të vendosura nga kompanitë e fuqishme për të hapur rrugën e inovacionit. Megjithatë jo të gjithë mendojnë kështu si Google pasi një numër i madh kompanish e kritikon këtë iniciative të ndërmarrë që prej muajit mars me argumentin se kjo gjë do të ndikojë në ndrydhjen e inovacionit. Pavarësisht kritikave Google është i bindur se ky zotim do të shërbejë si model për industrinë dhe do të promovojë transparencë për të drejtat e patentave. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>