Business & Management

Google mohon që ka ofruar 10 miliardë $ për WhatsApp-in

Feb 27 2014
0 Shpërndarje
Google mohon që ka ofruar 10 miliardë $ për WhatsApp-in

gagaGoogle ka mohuar raportet që kjo kompani kishte provuar ta blinte WhatsApp-in përpara se ta bënte këtë gjë kompania Facebook.

Zëvendës presidenti i lartë i cili është përgjegjës për Chrome, Android dhe aplikacione, Sundar Pichai, tha që është “thjesht e pavërtetë” që Google kishte provuar ta blinte shërbimin e popullarizuar të dërgimit të porosive. Ishte përfolur që Google kishte ofruar 10 miliardë dollarë, që është pothuajse gjysma e 19 miliardë dollarëve sa kishte ofruar Facebook, ku përfundimisht edhe e bleu WhatsApp-in, raporton Cnet.

Ndonëse nuk ka qenë ndonjë ofertë formale nga Google, nuk nënkupton gjithsesi që gjiganti i kërkimit nuk ishte i interesuar në një marrëveshje siç kishin treguar raportet e mëhershme të mediave që WhatsApp ishte kërkuar nga Google për 1 miliard dollarë, ndërsa shërbimi i dërgimit të porosive formalisht e kishte bërë mohimin e kësaj tentative.

Ndërkohë, një tjetër raport kishte treguar që CEO i Google, Larry Page, u takua me bashkëthemeluesin dhe CEO-n e WhatsApp-it, Jan Koum, në një përpjekje për ta bindur atë që të mos lidhet me CEO-n e kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>