Mobile

Google Mobile këshilla: 2 mënyra të reja për kërkim më të shpejtë

Jun 16 2011
0 Shpërndarje
Google Mobile këshilla: 2 mënyra të reja për kërkim më të shpejtë

altGoogle ka qenë e zënë duke shtuar ofertën e saj mobile së fundmi. Në javët e kaluara ata njoftuan për sistemin e ri për pagesa mobile, Google Wallet; sistemin e ri që përcjellë autobusët dhe përdor Google Maps; e edhe aplikacionin e freskuar të Google Docs për pajisjet mobile.

Përditësimet më të reja për celularë, të lajmëruara sot, përqendrohen në kërkim dhe atë me arsye të mira. Sipas Google, trafiku mobil i kërkimeve është rritur për 5 herë në dy vitet e fundit, dhe do të rritet me normë të ngjashme siç bënte Google në vitet e para.

Më poshtë përshkruhen dy vetitë e reja që mund të gjeni në versionin mobil të Google dhe si të shfrytëzoni ato në mënyrën më efikase.

1. Kërkoni në lokalitetin tuaj me Google

Scott Huffman, drejtor i inxhinieringut në Google, thotë që kërkimi mobil është rritur, prandaj është rritur edhe numri i kërkimeve për vendet afër atyre që kërkojnë. Që të bëjnë këtë më të lehtë për njerëzit që kërkojnë për lokalitet për rreth tyre, Google ka shtuar shkurtesa për të kërkuar kategori lokale si restorante, kafene dhe bare, menjëherë afër faqes fillestare të Google.com. Shkurtesat tjera përfshijnë fast food, çfarë ka afër, dyqane, ATM, pompa karburantesh dhe atraksione tjera.

Kur ju klikoni një shkurtesë – për shembull, Restorante – Google do të mësoj lokacionin tuaj aktual dhe do të mbush listën me restorantet që gjenden afër vendit ku ju gjendeni, pa pasur nevojë të shkruani ndonjë gjë në kutinë e kërkimit.

Pasi të mbushet faqja me rezultate, ju do të shihni një hartë me një shenjë të kaltër –e cila tregon vendndodhjen tuaj në hartë – dhe shenjat për rreth tregojnë restorantet që gjenden afër. Ju mund të shfletoni këto rezultate dhe të klikoni në listën e restoranteve për më shumë informata, siç janë mendimet e konsumatorëve, adresa, dhe numrat e telefonit.

Edhe një veti tjetër e këndshme është që përderisa ju shfletoni rezultatet, harta do të qëndroj në krye të faqes dhe freskohet me listime derisa ju kaloni nëpër to.

 

2. Kërkoni tërësisht me Google

Edhe një përmirësim tjetër në faqen mobile të Google.com është një mënyrë më e lehtë për të ndërtuar kërkime më të gjata dhe më të komplikuara. Në vend që të shkruani fjalën e kërkuar shkronjë për shkronjë, Google tani ju sugjeron fjalët derisa ju shkruani, dhe ju lejon të “ndërtoni” kërkimet tuaja pjesë-pjesë.

Ja si funksionon: Filloni kërkimin tuaj duke shtypur fjalën që kërkoni. Sugjerimet do të shfaqen në mënyrë automatike, dhe ku të shihni atë që ju nevojitet, shtypni butonin (+) që të shtoni atë fjalë në kërkim.

Kjo veti tashmë është në dispozicion për aplikacionin Google Search për pajisjet Android dhe iOS.

Lajmet e fundit>