Internet

Google, Microsoft dhe Yahoo bashkëpunojnë në kërkim

Jun 3 2011
0 Shpërndarje
Google, Microsoft dhe Yahoo bashkëpunojnë në kërkim

altNë një bashkëpunim të rrallë, Google ka bashkuar forcat me rivalët e saj për kërkim në internet si Microsoft dhe Yahoo në një projekt që synon të përmirësojë hulumtimet dhe indeksimin e të dhënave të strukturuara në ueb, që shpesh krijohen në baza të të dhënave dhe humbin formatin e tyre kur shndërrohen në HTML.

Të tri kompanitë kanë lançuar uebfaqen e quajtur Schema.org, që përmban një koleksion të etiketave të përbashkëta HTML të cilat ata shpresojnë se do të përdoren nga uebmasterët që të shënjojnë të dhënat e strukturuara në faqet e tyre.

“Schema.org ka si qëllim të jetë një burim qendror për uebmasterët që kërkojnë të shtojnë shenja në faqet e tyre për të ndihmuar makinat kërkuese që të kuptojnë më mirë uebfaqet e tyre,” shkruan në bllogun zyrtar të Google.

Duke promovuar përdorimin e etiketave të përbashkëta në mbarë uebin, Yahoo, Microsoft, dhe Google, presin që makinat kërkuese do të jenë në gjendje që të identifikojnë, zvarritin, dhe indeksojnë të dhënat e strukturuara më mirë.

Schema.org përmban më shumë se 100 etiketa të ndryshme HTML për kategoritë e të dhënave të strukturuara si ngjarje, organizata, njerëz, vende, produkte, recensime, vlerësime, filma, dhe libra.

Programi zhvillues i Yahoo-s, SearchMonkey ishte programi i parë i popullarizuar i dizajnuar për të inkurajuar uebmasterët të përmirësojnë shënjimin e të dhënave të strukturuara në uebfaqet e tyre.

Por, me ndërprerjen e këtij programi vitin e kaluar, industria e kërkimeve përjetoi një humbje të madhe, prandaj është inkurajuese që të shohësh se tre ofruesit kryesor të kërkimeve janë bashkuar në këtë çështje kaq të rëndësishme të të dhënave të strukturuara.

Lajmet e fundit>