Business & Management

Google merr lëvdata për penalizimin e faqeve me përmbajtje të paligjshme

Aug 14 2012
0 Shpërndarje
Google merr lëvdata për penalizimin e faqeve me përmbajtje të paligjshme

Hollywood-i dhe zotërues të tjerë të përmbajtjeve lavdëruan ndërmarrjen Google gjatë ditës së premte për veprimin e vet për të dënuar uebfaqet që janë klasifikuar me përmbajtje të paautorizuar.

Në një postim blogu në uebfaqen e ndërmarrjes, Google shpjegoi ndryshimet që kishte bërë në algoritmin e vet të kërkimit, që përcakton se çfarë rezultate do t’iu ofrojë njerëzve përdorimi i motorrit të kërkimit të vet.

“Duke filluar nga java e ardhshme, do të fillojmë të marrim parasysh një sinjal të ri në vlerësimet tona: numri i njoftimeve të vlefshme për të drejtat e autorit që marrim për ndonjë faqe të dhënë,” shkroi Amit Singhal, i cili është zëvendës president i inxhinierisë në Google. “Faqet me numra të lartë të njoftimeve mund të paraqiten më poshtë në rezultatet tona.

Ky ndryshim në vlerësim duhet t’i ndihmojë përdoruesit që të gjejnë më lehtë burime legjitime, cilësore të përmbajtjes – qoftë kjo një këngë e vëzhguar në uebfaqen e muzikës NPR, një shfaqje TV në Hulu ose një muzikë e re e transmetuar nga Spotify.”

Grupet që përfaqësojnë ndërmarrjet e filmit dhe të muzikës ishin të shpejta me reagimet e veta për të lavdëruar Google-in për lëvizjen.

Recording Industry Assn. of America u shpreh në një deklaratë: “Ky ndryshim është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur – një hap të cilin ia kemi kërkuar prej kohësh Google ta ndërmarrë – dhe ne e lavdërojmë ndërmarrjen për veprimin e vet.” (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>