Internet

Google me shërbim të ri për e-book

Jun 17 2011
0 Shpërndarje
Google me shërbim të ri për e-book

altKompania Google ka lançuar një shërbim të ri që pritet t’u sjell përfitime botuesve të ndryshëm të librave, sidomos librave elektronik që njihen edhe si e-books.

Jo vetëm botuesit, por të gjithë ata që do të reklamojnë librat që gjenden në online librarinë e Google në uebfaqet e tyre duke i dërguar Google-s konsumatorë të rinj do të marrin komision nga kompania.

Pra, në program pos botuese të ndryshëm mund të marrin pjesë edhe online shitësit, dhe bllogerët. Testimet e para për këtë shërbim kishin filluar qysh në dhjetor të vitit të kaluar.

“Që nga sot, ne ftojmë të gjithë poseduesit e uebfaqeve të aplikojnë që të bashkohen në programin e gjerë partneriteti të Google eBooks. Faqet pjesëmarrëse do të krijojnë të hyra duke u ofruar lexuesve të tyre një mënyrë më të lehtë për të blerë libra elektronik në Google eBooks,” shkruante menaxheri i skuadrës së Google eBooks, Pratip Banerji.

Libraria elektronike e Google deri tani ka rreth 3 milionë kopje gratis dhe qindra mijëra për shitje. Të gjithë partnerët që marrin pjesë në programin Google eBooks Affilate do të kenë qasje në këto libra, dhe do të mund të aranzhojnë se cilat librat do të shfaqen në uebfaqen e tyre me anë të Google Books APIs.

Së fundmi Google ka mundësuar qasjen në eBooks edhe nga kompjuterët desktop dhe shfletuesit e ndryshëm mobil me anë të aplikacioneve të shumta, përfshirë dhe disa pajisje të destinuar vetëm për leximin e librave elektronik, e-book reader.

Aplikacioni i lartpërmendur mund të qaset me anë të shfletuesit Crhome dhe pajisjeve Apple iOS dhe Android. Deri më tani janë instaluar rreth 2.5 milionë aplikacione për eBooks.

Lajmet e fundit>