Internet

Google me domen të ri për URL të shkurtra

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
Google me domen të ri për URL të shkurtra

Google ka marr domenin G.co për të përdorur si një domen ekskluziv për domenet e shkurtuara në uebfaqet e saja, duke ndjekur kështu kompanitë tjera të mëdha të cilat kanë blerë .co domene së fundmi duke shmangur fushën e mbushur të faqeve .com.

Google do të përdor G.co për të krijuar URL të cilat paraqiten si shkurtesa në faqet e saja, duke bërë më të lehtë shpërndarjen e tyre me anë të rrjeteve shoqërore dhe shërbimeve mikroblloguese.
“Ne do të përdorim G.co për të krijuar URL që veprojnë si shkurtesa të uebfaqeve që janë në pronësi të Google, dhe vetëm ne mund të krijojmë shkurtesa g.co. Kjo do të thotë që ju mund të vizitoni një shkurtesë g.co duke qenë të sigurt që ju gjithmonë do të përfundoni në një faqe për produktet apo shërbimet e Google,” deklaronin nga kompania të hënën.
Ky hap s’do të prek shërbimin publik për URL-të e shkurtuara Goo.gl të cilin Google e përdor për përdoruesit përfundimtar të cilët dëshirojnë të shkurtojnë adresat e uebfaqeve para se t’i shpërndajnë ato në faqet e mediave shoqërore.
Operatori i domeneve .co me këtë ka fituar edhe një klient me profil të lartë dhe të hyra të mëdha gjithashtu. Overstock pagoi 350 mijë dollarë për domenin O.co, përderisa kompania Amazon ka blerë A.co, Z.co, K.co dhe Cloud.co. Twitter ka blerë domenin T.co për të shkurtuar URL-të e tyre.
Ky domen (.co) është përdorur më parë për uebfaqet e Kolumbisë, por në vitin 2010 administrimi i domenit ka kaluar në .CO Internet SAS me një strategji komerciale si alternativë për .com, ndërsa kohëve të fundit .co ka tejkaluar 1 milionë regjistrime të domeneve.

 

Lajmet e fundit>