Aplikacione

Google Maps sjell ndryshime të reja

Oct 29 2012
0 Shpërndarje
Google Maps sjell ndryshime të reja

Në Google Maps janë prezantuar ndryshimet e reja që lidhen me një pamje më të saktë të botës. Bëhet fjalë për disa përmirësime vizuale që i janë shtuar dizajnit të hartës.

Aplikacioni u jep mundësi përdoruesve të shohin një pamje më të qartë të gjeografisë së botës, duke shfaqur terrenin në bazë të ngjyrave të ndryshme (sipas shkallëve të tyre). Po ashtu, janë shtuar edhe etiketime mbi formimin e tokës.

“Këto të dhëna të pasuruara nga ana vizuale ju mundësojnë të shihni me lehtësi dhe shpejtësi se ku ndodhen pyjet e mëdha, shkretëtirat dhe vargmalet e botës.

Gjithashtu ju tregojnë se si, ku dhe pse ndikon formimi i tokës në zhvillimet e bëra nga dora e njeriut, si qendrat urbane etj”,- tha inxhinieri softuerik Karl Johann Schmidt në një postim në blog.

Schmidt shtoi gjithashtu se qëllimi i mëtejshëm i Google Maps është të jetë shërbimi më i saktë dhe më i plotë në hartat botërore.

Ai postoi më pas disa foto që tregojnë pjesë të ndryshme të hartës para dhe pas ndryshimeve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>