Slider

Google Maps me pamje nënujore

Sep 28 2012
0 Shpërndarje
Google Maps me pamje nënujore

Google ka marrë një hap të mëtejshëm me teknologjinë e Street View, me paraqitjen e një serie pamjesh të koraleve në gjithë botën.

Ky projekt ishte në bashkëpunim me një skuadër për kërkim shkencor. E lajmëruar të martën, pajmjet janë marrë në Ishujt Wilson, ishullin Heron dhe ishullin Lady Elliot në Australi.

Google bashkëpunoi me skuadrën e Catlin Seaview Survey, e cila është pjesë e Catlin Group të Mbretërisë së Bashkuar. Të dhënat e marra shkojnë në një qendër publike e quajtur Global Reef Record.

Kjo e fundit është një mjet shkencor që hulumutuesit përgjatë botës do të kenë në duar. Ata do të jenë në gjendje të monitorojnë ndryshimet në ambjentin nënujor tani dhe në të ardhmen.

Brian McClendon i Google e përshkroi këtë si përpjekja e kompanisë për tu perfeksionuar që tu ofrojë njerëzve harta të sakta të botës. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>