Business & Management

Google lëshon platformë të re për të lidhur bizneset me konsumatorët

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
Google lëshon platformë të re për të lidhur bizneset me konsumatorët

Google_ConnectsGjatë të enjtes, gjiganti i teknologjisë lëshoi Google My Business, që është një rrugë e menaxhimit të prezencës online në prona të ndryshme të kompanisë, duke përfshirë kërkimin, hartat dhe Google+. Poseduesit e bizneseve që kanë qenë duke përdorur Places for Business ose Google+ do të barten në platformën e re. Ekziston po ashtu një aplikacion për Android që mund të përdoret për të menaxhuar më mirë informacionet dhe për t’u përgjigjur më lehtë ndaj reagimeve nga konsumatorët. “Çdo ditë interneti është duke lidhur bizneset më tepër me njerëzit e tyre. Sidoqoftë, përdoruesit tanë na tregojnë neve që gjetja e këtyre konsumatorëve besnikë mund të jetë e ndërlikuar dhe që merr shumë kohë. Ne besojmë që ajo nuk duhet të jetë ashtu,” postoi Google në një postim në blog.

Google e lavdëron programin si një mënyrë që bizneset të kuptojnë më mirë konsumatorët e tyre dhe të plotësojnë nevojat e tyre. Sistemi i ri do të integrohet me platformën AdWords të Google dhe do t’i furnizojë bizneset me të dhëna rreth konsumatorëve. Programi është një mënyrë e thjeshtë për Google për nxjerrjen e informacioneve të sakta për biznese, pasi që shërbimet e veta më pas mund të përmirësojnë veçoritë e tyre duke u bazuar në këto informacione. Posedimi i një direktoriumi të saktë dhe i cili lehtësisht është i referencuar me të dhëna rreth bizneseve duhet të jetë i dobishëm në veçanti për kërkimin mobil dhe kontekstual, që mbështet në masë të madhe në kombinimin e rezultateve të kërkimit për të ofruar rezultate më të mira.

Përdoruesit tashmë synojnë të injorojnë rezultatet e kërkimit që janë poshtë faqes. Një studim gjeti që tre rezultatet e para të një kërkimi sollën rreth 60 për qind të trafikut. Kërkimi mobil është një pjesë e rëndësishme e të ardhmes për Google, që ka bërë emër si një makinë e kërkimit. Kërkimi në desktop pritet të shënojë rënie me rritjen e kërkimit mobil – një trend ky që tashmë ka pasur një ndikim në përfitimet nga Google. (CIO Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>