Mobile

Google lëshon Android 4.1.1 Jelly Bean

Jul 13 2012
0 Shpërndarje
Google lëshon Android 4.1.1 Jelly Bean

Gjiganti Google, që nga nata e mbrëmshme filloi të dërgojë Jelly Bean në Galaxy Nexus HSPA+. Shitjet e telefonëve poashtu u kthyen në Google Play, me një çmim prej 349 dollarësh – ose 50 dollarë më pak se dy muaj më parë.

Google gjithashtu është duke e lëshuar Android 4.1.1 për tabletin Nexus 7.

Galaxy Nexus HSPA+ mund të jetë smartfoni i parë që e merr këtë version të Androidit, ndërsa të tjerët do ta ndjekin atë. Ato ose janë pajisje Nexus ose “me Google”. Sipas Google, “Në radhë për Jelly Bean janë: të gjithë Galaxy Nexus, Nexus S, Motorola Xoom dhe natyrisht, Nexus 7, që do të shitet me Jelly Bean më vonë gjatë këtij muaji.”

Më pak të sigurta janë kontrolluesit e bartësve të pajisjeve, si Galaxy Nexus LTE dhe Xoom 4G LTE. Derisa ata shiten me Android, Google nuk vendos kur do të dërgohen azhurnimet.

Jelly Bean vjen me vazhdimin e fragmentimit të sistemit Android. Dy javë para 2 korrikut, vetëm 10.9 për qind e pajisjeve që e përdornin Androidin e përdornin versionin Ice Cream Sandwich. Shumica e pajisjeve, 64 për qind e tyre, e përdornin Android 2.3.x Gingerbread.

Google e zbuloi Jelly Bean dy javë më parë në konferencën e vet I/O për zhvillues. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>