Mobile

Google largon aplikacionin Siri nga Android Market

Jan 3 2012
0 Shpërndarje
Google largon aplikacionin Siri nga Android Market

Google ka larguar nga tregu i aplikacioneve për Android një aplikacion që maskohej si aplikacioni për komandim me zë i Apple, Siri.

Të premten në Android Market është paraqitur aplikacioni Siri për Android nga “kompania” Official Software. Por, vetëm disa orë më pas Google pos aplikacionit në fjalë ka larguar edhe llogarinë e Official Software duke i pamundësuar këtij tregtari të shes programe në Android Market.

Në fakt, Official Software ka përdorur ikonën zyrtare të Siri-t si logo të tyre dhe kishin shtuar termin “Official”(zyrtare) për t’i dhënë pamje më origjinale aplikacionit. Gjithashtu pasi instalohej ky aplikacion në celularët e mençur Android e tëra që bënte ishte aktivizimi i softuerit për komandim me zë të Google, Voice Actions.

Nuk është hera e parë që individ e organizata të ndryshme provojnë të maskohen me Siri. Vlingo Virtual Assistant me mbi 32 mijë shkarkime, Iris me mbi 20 mijë shkarkime, Skyvi nën 20 mijë shkarkime dhe Speaktoit Assistant me 11 mijë shkarkime kanë qenë aplikacione që janë shfaqur në Android Market kur është kërkuar për termin “Siri”.

 

Lajmet e fundit>