Siguri

Google largon 22 aplikacione Androidi

Dec 13 2011
0 Shpërndarje
Google largon 22 aplikacione Androidi

Gjatë ditëve të kaluara Google ka larguar 22 aplikacione nga dyqani i aplikacioneve në internet, Android Market. Ky vendim i Google vjen pasi Lookout Security, kompania që merret me kontrollimin e sigurisë në aplikacionet e disponueshme në Android Market njoftoi për një grumbull të aplikacioneve malinje.

Gjatë javës së kaluar Lookout kishte zbuluar 9 aplikacione të infektuara, derisa gjatë fundjavës u shtuan edhe 13 sosh. Deri më tani gjatë këtij viti Google ka larguar mbi 100 aplikacione për Android nga Android Market.

Malware që lidhej me aplikacionet false ishte aplikacioni RuFraud kodi i të cilit dërgonte porosi të shkruara në numrat Premium duke mbledhur para për kriminelët. RuFraud nuk ka prekur përdoruesit amerikan, por ishte aktiv në Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Rusi, Mbretëri të Bashkuar dhe disa vende tjera të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Ngjashëm si malwaret e kaluar edhe RuFraud kishte huazuar elemente nga aplikacionet origjinale, por jo krejt aplikacionin. Pas marrjes së elementeve bazë malware mbushte aplikacionin me kodin malinj. Format e aplikacioneve që merrte RuFraud nisej nga aplikacionet për horoskop, sfonde për celular, shkarkues për aplikacionet dhe lojëra të ndryshme si Angry Birds e Cut the Rope. Lookout dyshon që rreth 14 mijë kopje të lojërave mashtruese janë marrë nga përdoruesit.

Lajmet e fundit>