Aplikacione

Google lanson Analytics për celularë

Jul 2 2012
0 Shpërndarje
Google lanson Analytics për celularë

Zhvilluesit e aplikacioneve të cilët duan të dinë se si njerëzit i përdorin aplikacionet e tyre, tani mund të kenë qasje në një vegël të ngjashme me atë që Google ofron për zhvilluesit e Uebit. Vegla e re, që është e titulluar Mobile App Analytics, tani është në fazën testuese beta.

Dhe ashtu si versioni i Uebit, Mobile App Analytics ju ofron zhvilluesve hollësi për veprimtaritë e përdoruesve. Zhvilluesit do të jenë në gjendje të përgjojnë informacionin e rëndësishëm si versionin e Androidit që përdoret nga vizitorët, popullaritetin e pajisjes dhe numrin e përdoruesve të rinj dhe aktivë.

Janë edhe disa të dhëna të hollësishme që jua mundësojnë zhvilluesve të shohin se sa shpesh aplikacioni i tyre përdoret sapo të shkarkohet, kohëgjatësia e përdorimit, si përdoruesit zhvendosen në menytë e aplikacionit dhe të ardhurat e grumbulluara nga reklamat brenda aplikacionit. Dhe këto janë vetëm disa prej gjërave më të rëndësishme, për shkak se ky aplikacion ofron edhe shumë veçori tjera që është pak e vështirë t’i përmbledhim këtu.

Ky shërbim nuk është vetëm për aplikacionet e Android. Ai do të funksionojë edhe për zhvilluesit e iOS, megjithëse nuk do të jenë në gjendje t’i qasen informacionit në lidhje me atë se çfarë i drejton përdoruesit tek faqja e shkarkimit të atij aplikacioni (aplikacionet për iOS normalisht që nuk janë në dispozicion në Google Play).

Zhvilluesit që duan të kenë qasje në versionin testues beta do të duhet të vizitojnë faqen për regjistrim. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>