Aplikacione

Google lançon shërbimin që bën të mundur fshirjen e reklamave nga uebfaqet

Nov 22 2014
0 Shpërndarje
Google lançon shërbimin që bën të mundur fshirjen e reklamave nga uebfaqet

9258c4f80c400fbae7aad76816db8dbc2fc49b42A ndiheni të lodhur dhe tepër të bezdisur nga të gjitha reklamat që ndeshni online?! Sigurisht që po, ndaj Google ka menduar për këtë dhe ka ndërtuar një program me të cilin mund të kufizoni reklamat gjatë navigimit në internet. Bëhet fjalë për një program tek i cili duhet të abonohesh.

Aktualisht shërbimi i quajtur Contributor është duke u testuar në 10 uebfaqe të ndryshme. Nëqoftëse një përdorues abonohet në këtë shërbim për vetëm 1-3$ në muaj, ai nuk do të shohë më reklama në faqet ku hyn por në vend të tyre do ti shfaqet një mesazh falënderimi. Një zhvillues i këtij programi u shpreh: ‘Kur ju vizitoni një uebfaqe, një pjesë e kontributit tuaj duhet të shkojë për themeluesin e asaj faqe, pra sa më shumë të kontribuoni aq më shumë do ti mbështesni faqet që ju ndiqni.’ Disa nga faqet që janë bërë pjesë e këtij program janë Imgur, The Onion, Mashable, Urban Dictionary etj.

Kjo gjë sigurisht që nuk iu është dukur një ide interesante atyre faqeve që financohen nga reklamat, por gjithsesi është akoma në kufijtë e një eksperimenti. Aktualisht shumica e faqeve online po gjenerojnë fitime të mëdha nga reklamimet e ndryshme që paraqesin edhe pse vizitorët e tyre nuk ndihen aq të kënaqur. Pritet që reklamuesit të shpenzojnë 141 miliard dollar në reklamat online vitin që vjen. Në këtë rast përfituesi më i madh vazhdon të jetë Google i ndjekur nga Facebook, Microsoft dhe Yahoo. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>