Investim

Google lançon Online Këshilluesin Financiar

May 20 2011
0 Shpërndarje
Google lançon Online Këshilluesin Financiar

altGoogle ka lançuar një shërbim për këshillime financiar në SHBA që u mundëson përdoruesve të hulumtojnë kreditë, hipotekat dhe llogaritë bankare bazuar në profilet e tyre personale, pa dhënë tepër informata banke.

Google Advisor, i lançuar të enjten, kombinon të dhëna krahasuese për hipoteka me informata të ngjashme për kartela kreditore, certifikata depozitore dhe llogari të çeqeve, thuhet në bllogun e kompanisë.

Informata për llogaritë bankare freskohen shpesh, që do të thotë se përdoruesit mund të shohin normat e interesit dhe datat e maturimit çdo ditë. Një vegëz nën çdo bankë jep detaje, si sa shpesh interesi shtohet dhe nëse bankat e rinovojë atë në mënyrë automatike.

Shërbimi liston produkte nga 57 banka, përfshirë 118 llogari çeqesh dhe 364 CD (produkte me terme dhe interes fiks), sipas faqes.

Përdoruesit nuk kanë nevojë të kontaktojnë institucionet financiare në mënyrë direkte që të marrin të dhëna për krahasim, duke siguruar privatësinë e informatave të tyre.

Google paguhet nga dhënësit e kredive kur përdoruesit e Këshilluesit Financiar i kontaktojnë ata me anë të Google për hipoteka. Sipas vetë kompanisë, ata për momentin nuk paguhen nga kompanitë e kreditë kartelave dhe bankave për publikimin e ofertave të tyre në Këshilluesit Financiar (Financial Advisor).

Lajmet e fundit>