Karriere

Google lançon “Analytic Academy”, kurs on line pa pagesë për analitikët dixhitalë

Oct 4 2013
0 Shpërndarje
Google lançon “Analytic Academy”, kurs on line pa pagesë për analitikët dixhitalë

googgggleGoogle ka lançuar portalin e ri Analytic Academy me qëllim përditësimin e analistëve dhe përgjegjësve të marketingut dixhital.

Në këtë faqe mund të gjenden kurse on line pa pagesë për analitikët dixhitalë dhe sigurisht në fokus qëndron Google Analytics. Ky është një mjet që Google e ofron në ndihmë të bizneseve duke theksuar se sa të rëndësishëm janë analitikët për të analizuar të dhënat dhe për të matur performancën e tyre.

Çdo leksion shoqerohet me video udhëzuese dhe me të gjitha veprimet praktike përkatëse për të vënë në zbatim gjithçka që mësohet.

Gjithçka që përfshihet në këtë kurs mund të mësohet nga të regjistruarit sipas dëshirës për një periudhë kohore prej 3 javësh. Kursi i parë i publikuar titullohet “Bazat e Analitikëve Dixhitalë” dhe për t’u regjistruar në të mund të aksesoni linkun e mësipërm. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>