Aplikacione

Google kthen vëmendjen drejt aplikacioneve mobile dhe asistentit dixhital

May 18 2017
0 Shpërndarje
Duke ju drejtuar audiencës ekzekutivët e Google treguan përditësimet më të fundit të portofolit të produkteve që kompania ofron. Google kthen vëmendjen drejt aplikacioneve mobile dhe asistentit dixhital Photo Source: Reuters

Aplikacionet mobile zunë hapësirën më të madhe në konferencën vjetor të zhvilluesve Google I/O ditën e Mërkure dhe të Enjte ku gjigandi i motorit të kërkimit publikoi veçori të reja në asistentin dixhital, aplikacionin e fotove por i kushtoi goxha vëmendje edhe Android O.

Duke ju drejtuar audiencës ekzekutivët e Google treguan përditësimet më të fundit të portofolit të produkteve që kompania ofron.

Për të treguar rëndësinë strategjike të tij, Google tha se asistenti virtual i cili përfaqëson ambiciet e kompanisë në inteligjencën artificiale do të jetë i disponueshme edhe në iPhone.

Për më tepër ai do të jetë në gjendje të kryejë pagesa dhe të ofrojë informacion për objektet përpara kamerës.

Hapësira që zuri ky shërbim në prezantimin e Google tregoi edhe njëherë tjetër se kompania është në dijeni të rëndësisë së lartë që bart për të ardhmen e gjigandit të motorit të kërkimit.

Google gjithashtu po fiton terren me aplikacionin e fotove i cili tashmë ka 500 milion përdorues të rregullt tha Pichai. Ky i fundit bëri me dije se në rezultat e kërkimit të Google së shpejti do të shfaqjen vende pune. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>