Business & Management

Google kryeson me përfitimet nga reklamat mobile

Jun 16 2013
0 Shpërndarje
Google kryeson me përfitimet nga reklamat mobile

Google-logoRritja e përdorimit të telefonëve mobilë ka qenë me leverdi për ndërmarrjet e mëdha të teknologjisë, të cilat këtë rritje të përdorimit të tyre e kanë kthyer në përfitime të cilat kanë arritur vlera të larta.

Sipas një raporti të ri nga eMarketer, reklamat mobile janë duke bërë “bum”. Google për momentin kryeson këtë treg me 56 për qind sa pritet të jetë këtë vit, apo e thënë ndryshe, 16 miliardë dollarë. Kjo është për shkak të pranisë së madhe të reklamave që Google shfaq në rezultatet e kërkimit, me më tepër se 80% të tregut.

Por edhe Facebook-u është duke shënuar ngritje në të ardhura nga reklamat mobile, duke arritur rritje për më tepër se 333% këtë vit, që është pak mbi 2 miliardë dollarë, duke marrë kështu 13 për qind të tregut. Kjo është arritur si rezultat i formatit të ri të reklamave si reklamat për instalimet e aplikacioneve të popullarizuara, që kanë ndihmuar ndërmarrjen Facebook në ngritjen e përgjithshme të të ardhurave që kur është bërë ndërmarrje publike një vit më parë.

Së bashku, Google dhe Facebook arrijnë pothuajse 70% të tregut të reklamave mobile. Kjo i lë ndërmarrjet e tjera si Pandora, Twitter, Yellow Pages, Apple (me reklamat e veta iAds) dhe ndërmarrjen për reklama mobile Millenial Media. Nga një bazë e vogël, Twitter pritet që të shënojë rritje të pranisë së vet në treg këtë vit, por pjesa tjetër pritet që të ketë rënie.

Ia vlen të përmendet, edhe pse, që reklamat mobile për të ardhmen e parashikueshme nuk janë një lojë domosdoshmërisht me vlerë 0. Jo vetëm që disa reklama dixhitale në përgjithësi janë duke “vjedhur” disa TV, radio dhe reklamat tradicionale në shtyp, por reklamat mobile janë duke “vjedhur” dollarë nga reklamat për desktop online teksa njerëzit i përdorin më tepër. Kështu prania në treg nuk do të nënkuptojë si në një treg ku rryma e ngritjes së shpejtë është duke çuar shumicën e barkave, tha Clark Fredricksen, që është zëvendës kryetar i komunikimit në eMarketer.

Megjithëse e ka këtë prani, Google shikon përpara për të tërhequr edhe më tepër të ardhura.

eMarkaterer praninë e Facebook-ut në të ardhurat e përgjithshme nga reklamat mobile e sheh si jo të sigurt, madje duke parashikuar rënie të përfitimeve nga 15 për qind nga ky vit në 13.7 për qind në 2014 dhe 11.7 për qind në vitin 2015. Nëse ka të drejtë eMarketer, atëherë Facebook duhet të vazhdojë që të përballet me shqetësimet e investitorëve dyshues nëse lëvizja e përhapur në mobileri do të dëmtojë përfitimet e tyre në të ardhmen.

Sipas Fredricksen, për rënien e pranisë në treg të Facebook-ut pritet të jenë disa arsye. Njëra, Google ka gjasë që të ketë rritje të qëndrueshme në veprimtarinë e kërkimit dhe kështu do të ketë edhe rritje të

klikimeve në reklamat, që paraqiten në rezultatet e kërkimit, ndërsa Facebook nuk pritet që të shohë rritje edhe aq të mbresave për reklama. Për më tepër, YouTube sapo ka filluar të tërheqë interesim të dukshëm nga reklamuesit mobilë, që do të mund të ndikonin në rritjen e të ardhurave të Google.

Megjithatë, thotë Fredricksen, “nuk ka elemente që tregojnë që Facebook është në telashe ose do të jetë në telashe në mobileri. Përfundimisht, të dy ndërmarrjet janë të vendosura shumë mirë. Google, në anën tjetër, është thjesht kokë dhe supe sipër të tjerëve.

Në fakt, në reklamat mobile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Facebook mbetet kryesues për momentin, pak më tepër se një në tre dollarë për reklamë këtë vit. Sërish, Google pritet që edhe këtu ta marrë primatin në vitin 2015, me 28% për qind të tregut, në krahasim me Facebook-un që pritet të ketë 24.7 për qind. Panodra pritet të arrijë 11 për qind këtë vit, që paraqet një rënie nga viti i kaluar. Ndërsa Twitter pritet të arrijë 8% të tregut këtë vit. (CIO Albanian)

google reklama

Tags >

Google
Lajmet e fundit>