Business & Management

Google ka financuar një lobim 3.5 milion dollarësh për të pushuar hetimet e Komisionit Europian

Dec 20 2015
0 Shpërndarje
Google ka financuar një lobim 3.5 milion dollarësh për të pushuar hetimet e Komisionit Europian

3805Google mendohet të jetë përfshirë në një fushatë lobimi multi milionëshe për të mbrojtur pozitat monopolistike në Europë shkruante prestigjozja britanike The Guardian bazuar në disa dokumenta të klasifikuara.

Gjigandi i motorit të kërkimit ka financuar 3.5 milion dollar për disa anëtarë të Kongresit Amerikan në përpjekje për të pushuar hetimin e autoriteteve europiane ndaj Google.

Përpjekjet e koordinuara të anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve kanë përfunduar në formimin një grupi lobimi në zemër të Europës, pikërisht në Bruksel. Gazetarët investigativ të The Guardian pas disa intervistash me komisionerë dhe deputetë të parlamentit Europian zbuluan se bashkëthemeluesi i Google, Larry Page kishte pritur në një takim privat shefin e asokohe të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso në Kaliforni.

Zyrtarët Europian raportuan se në 18 muajt e fundit lobimi i Google është rritur fuqishëm madje edhe përmes vetë anëtarëve të Komisionit dhe Parlamentit Europian. Ndërkaq lobimi nuk është i ndaluar as në Europë e as SHBA, intensiteti i tij cilësohet si i pazakontë për Bashkimin Europian.

Lobimi ka arritur gjer në atë pikë saqë Google po investon në hulumtime akademike në mbështetje të politikave të kompanisë. Në kohën kur Jose Manuel Barroso dhe Larry Page u takuan, hetimi i instancave të të larta të Unionit ndaj Google kishte filluar.

Por me ndryshimet në lidershipin e Komisionit Europian në 2014-tën, ekzekutivët e Google nuk janë ndier asnjëherë aq të kërcënuar. Dokumentet e publikuara nga The Guardian tregojnë përpjekjet e vazhdueshme të lobuesve për të thirrur në takime zyrtarë të lartë përfshi edhe Presidentin Jean-Claude Juncker, përpjekje të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme.

Në Prill të 2015-tës komisionerja për konkurencën, Margrethe Vestager, akuzoi formalisht Google për shfrytëzim të pozitave dominuese në treg. Tani ajo po e ndjek çështjen gjer në themel duke i cilësuar hetimet si të një prioriteti të lartë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>