Investim

Google investon 550 milion dollarë në gjigandin Kinez JD.com

Jun 18 2018
0 Shpërndarje
Diçka e tillë do të ndihmonte JD.com të arrinte më shumë konsumatorë përtej Kinë dhe Azisë Juglindore deri në SHBA dhe Evropë. Google investon 550 milion dollarë në gjigandin Kinez JD.com Photo Source: Reuters

Google do të investojë 550 milionë dollarë në gjigandi Kinez të tregtisë online JD.com si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për tu shtrirë në tregjet Aziatike.

Të dy kompanitë e përshkruan investimin si vetëm fillimi i një partneriteti të gjërë deri në promovimin e JD.com në shërbimet e Google.

Diçka e tillë do të ndihmonte JD.com të arrinte më shumë konsumatorë përtej Kinë dhe Azisë Juglindore deri në SHBA dhe Evropë.

Muajt e fundit investimet e Google në Azi janë shtuar. Së fundit bleu një pjesë të aksioneve të firmës Indoneziane Go-Jek dhe sipas Reuters është në bisedime për të investuar në Flipkart.

Marrëveshja e fundit me JD.com shihet si kundërpërgjigje ndaj dominimit të Alibaba.

Gjigandi Japonez SoftBank nga ana tjetër është investitor madhore në Alibaba. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>