Internet

Google integron Analytics me SEO Tools

Jun 8 2011
0 Shpërndarje
Google integron Analytics me SEO Tools

altGoogle po lidh shërbimin e saj Analytics me aplikacionin për administratorë uebfaqesh Webmaster Tools, me qëllim që tu jap ueb-publikuesve një pamje më të mirë të faqes për trafikun dhe përshtatjen e makinës së kërkimit (SEO) për të dhënat.

Ky integrim fillestar do të vendos disa të dhëna nga Webmaster Tools në ndërfaqen e Analytics, siç janë numri i pyetësorëve dhe termave të kërkuar nga Google që kanë rezultuar në faqe të publikuesit, si dhe numri i kohëve dhe normës kur përdoruesit kanë shtypur në faqe nga rezultatet e Google.

Shumë uebmaster është dashur të hapin Google Analytics në një faqe dhe Webmaster Tools në një faqe tjetër në shfletues, tha Kevin Lee, CEO i Didit, kompani marketingu për makina kërkimi.

“Është mirë të shohim që Google do të bashkoj të dhënat nga dy platformat me anë të një integrimi të vetëm,” deklaroi ai me anë të e-mail.

Për më tepër, ueb publikuesit do të jenë në gjendje të ndajnë dhe rendisin të dhënat SEO dhe të krijojnë grafika të ndryshme me anë të veglave Analytics. “Për shembull, ju mund të filtroni kërkesat me më shumë se 100 klikime dhe të shihni një diagram se sa shumë secila prej atyre kërkesave ka kontribuar në numrin e përgjithshëm të klikimeve,” shkruan Cristina Chen dhe Torrey Hoffman nga grupi Webmaster Tools i Google në bllogun e tyre zyrtar.

Përderisa Webmaster Tools fokusohet në atë se si faqet e uebfaqes paraqiten në rezultatet e kërkimit të Google, Analytics ndjek aktivitetet e përdoruesve brenda uebfaqes. Kombinimi i të dyjave ka qenë një kërkesë e kamotshme e përdoruesve.

“Ne kemi dëgjuar shumë prej juve se integrimi i Webmaster Tools dhe Google Analytics është në krye të listës së dëshirave tuaja,” shkruan Trevor Claiborne nga grupi i Google Analytics në një tjetër postim bllogu.

Lee nga Didit deklaroi që përzierja e të dhënave të të dy aplikacioneve do të bëj jetën më të lehtë për uebmasterët.

“Kombinimi i të dhënave do tu jap uebmasterëve më shumë mprehtësi në atë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ndryshime duhet të bëhen që të kenë rezultate më pozitive dhe më pak negative,” tha ai.

Lajmet e fundit>