Aplikacione

Google i paguan 300 milionë Mozillas

Dec 23 2011
0 Shpërndarje
Google i paguan 300 milionë Mozillas

Google ka premtuar që do ti paguaj gati 300 milionë dollarë Mozillas vetëm që të mbaj makinën e tyre të kërkimit si makinë themelore në Firefox, raporton Wall Street Journal.

Të dy kompanitë kanë njoftuar që kanë arritur një marrëveshje që do të mbaj Google si makinë kërkuese bazë dhe në faqen fillestare të shfletuesit. Nga Mozilla deklarojnë që kjo marrëveshje ka kohëzgjatje prej 3 viteve. Burime të afërta me Mozillan njofton që ky çmim është arritur pas ofertave të Microsoft dhe Yahoos për të vendosur makinat e tyre kërkuese si makina themelore në Firefox.

Këto dy kompania akoma ndjekin nga larg makinën kërkuese të Google për nga popullariteti. Në nëntor Google kishte 65% të tregut, derisa Bing dhe Yahoo kishin nga 15% të tregut.

Në mars të vitit 2010, Google i kishte paguar trefish më pak Mozillas sipas raporteve financiare të publikuar nga kompania. Kjo pagesë përbënte 84% të të hyrave të përgjithshme të Mozillas, më saktë 103 milionë dollarë. Një vit më herët, më 2009 Mozilla kishte pranuar 89 milionë dollarë. Totali i pagesës që Mozilla kishte pranuar nga Google për periudhën 2008-2010 ishte 260 milionë dollarë.

Lajmet e fundit>