Karriere

Google i jep lamtumirën Marissa Mayer

Jul 19 2012
0 Shpërndarje
Google i jep lamtumirën Marissa Mayer

Mesa duket nuk ka pasur ndjenja mërie mes Google dhe Marissa Mayer, ndërsa kjo e fundit sapo i është bashkuar stafit të Yahoo-së. 13 vjet në Google dhe 13 tufa balonash për çdo vit qëndrimi tek kompania ishte dhurata e lamtumirës për Marissa-n.

Sot, në ditën e saj të parë tek Yahoo, Marissa publikoi përmes Instagram-it dhe Tweeter-it fotot e zyrës së saj dhe falenderimet për ish kolegët e Google. Secila tufë me balona ka në majë një balonë me ngjyrë lejla, e cila është edhe ngjyra zyrtare e Yahoo-së.

Po përmes Tweeter-it, ajo është shprehur edhe se është shumë e lumtur për pozicionin e saj të ri si shefe ekzekutive e Yahoo-së. Nga ana tjetër, kompania e saj e re i ka bërë një dhuratë mjaft të këndshme që do t’i hyjë në punë në muajt në vazhdim. Vetëm disa orë para se të bënte publike kalimin nga Google tek Yahoo, Marissa ka ndarë edhe një lajm tjetër, faktin që është shtatzënë. Prandaj Yahoo i ka dhuruar një valixhe me rroba bebesh. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>