Siguri

Google hedh arnime për Android

May 19 2011
0 Shpërndarje
Google hedh arnime për Android

altGoogle ka hedhur një arnim të shpejtë për sigurinë e Android, pas një vrime që mund të lëshoj të dhënat e kontakteve dhe kalendarit nëpër rrjetet me Wi-Fi të hapur.

Arnimi do të dal në celularët me Android që nga e mërkura. Në deklaratën zyrtare të Google thuhet “Sot, do të fillojmë të lëshojmë një arnim që do të merret me një lëshim potencial, që në rrethana të caktuara, lejon palët e treta t’i qasen përdoruesit në të dhënat e kalendarit dhe kontaktet. Ky arnim nuk kërkon ndonjë veprim nga përdoruesit dhe ne do ta lançojmë në mbarë botën gjatë ditëve në vijim.”

Hulumtuesit në Institutin për Forensikë të Mediave në Universitetin e Ulmit, raportuan për këtë vrimë javën e kaluar. Çështja qëndron në mënyrë se si Android merret me autentifikimin e tokenëve. Nëse dërgohet me anë të një lidhje të pasigurt http, hakërri në të njëjtin rrjet Wi-Fi si përdorues mund të vjedh identifikimin dhe të marrë në kontroll kalendarin, kontaktet, dhe Web albumin e Picasas të përdoruesit. Edhe pse problemi me kalendarin dhe listën e kontakteve ishte rregulluar në Android 2.3.4, shumica e celularëve Android punojnë në versione më të vjetra të softuerit.

Gjasat për t’u sulmuar janë të vogla, por nuk është një lloj problemi të cilin Google do ta injoronte. Arnimi ka të bëj vetëm me të dhënat në kalendarin dhe kontaktet; Google akoma është duke tentuar të gjej mënyrën si të merret me problemin brenda Picasas.

Një e dhënë interesante është që Google ishte në gjendje ta rregullonte problemin shumë shpejt në versionet e vjetra të softuerit të Android. Fragmentimi mund të jetë një problem për pajtueshmërinë e aplikacioneve ose marrjen e vetive të fundit të Android, por, së paku kjo nuk e ndali Google nga rregullimi i problemit të sigurisë.

Lajmet e fundit>