Harduer

Google gjen bashkëpunëtor për Chromebooks

May 12 2011
0 Shpërndarje
Google gjen bashkëpunëtor për Chromebooks

altGoogle njoftoi për bashkëpunimin me Acer dhe Samsung për shitjen e laptopëve që kanë si sistem operativ sistemin Chrome OS. Shitja e këtyre laptopëve do të filloj me 15 qershor ndërsa çmimet online në Amazon.com dhe uebfaqet e Best Buy do të jetë rreth 349$. Ajo çfarë i bën Chromebooks të veçantë janë të dhënat e përdoruesit, aplikacionet dhe përmbajtjet multimedia nuk janë të ruajtura në vet notebooks, por në serverët distant.

Google gjen bashkëpunëtor për Chromebooks

Të dy modelet, edhe Acer edhe Samsungs, do të punojnë me procesorë dy-bërthamorë, do të kenë lidhje cloud, dhe aftësi për të punuar offline (aplikacionet dhe të dhënat ruhen në cache të sistemit). Shkollat dhe studentët do të jenë në gjendje të abonohen dhe të posedojnë një Chromebook për 20$ për muaj drejtpërdrejt në Google; bizneset mund të veprojnë në mënyrë të centralizuar duke poseduar Chromebooks për 28$ në muaj për përdorues.

Google shpjegoi edhe që Chrome OS është i dizajnuar për njerëzit që dëshirojnë: lidhje interneti të menjëhershme, lidhje konstante me bateri të gjatë, siguri të integruar në sistem, dhe qasje në të dhënat tuaja në çdo vend. Shkurt, Google premton pajisjen më të avancuar mobile në netbook ose format ultraportabël të laptopit.

Chromebooks do të freskohen në mënyrë automaike, duke premtuar performancë më të mirë gjatë gjithë kohës. Dhe natyrisht, Google është duke theksuar përvojën cloud në këta notebook. Hapja e PDF dokumenteve, luajtja e videove, dhe mediave online (p.sh. Google Music) është e integruar në përvojën e Chromebooks.

Google gjithashtu vuri në pah lehtësinë e pajtueshmërisë të tij në hapjen e API-ve për zhvilliuesit të integrojnë aplikacionet e tyre në Chrome OS në laptopin e tyre. Chromebooks do të kenë edhe mundësinë e ‘jailbreaking’ të integruar në sistemin e tyre.

Të dy modelet do të përmirësohen bazuar në pilot notebook-un e Google, Cr-48, me Flash përvojë më të mirë, me procesor dy-bërthamor dhe me aftësi më të mëdha pune offline.

Modeli i Samsung-ut, Samsung Series 5 do të ketë një ekran 12.1 inç, procesor Intel Core 2 Duo N570 (1.66GHz), jetë baterie deri në 8.5 orë, tastierë të plotë, touchpad më të madh, dhe vjen në dy ngjyra. Çmimi për modelin WiFi do të jetë 429$ dhe versioni me 3G të integruar do të ketë çmim 499$.

Modeli më i vogël i Acer do të ketë një ekran 11.6 inç, jetë baterie 6.5 orë, dhe tastierë të plotë duke filluar me çmimin prej 349$.

Të dy laptopët premtojnë të startojnë për 8 sekonda dhe të kenë aftësi 3G. Ata do të lançohen në treg edhe në gjashtë shtete tjera pos SHBA-ve: Mbretëri e Bashkuar, Francë, Gjermani, Holandë, Spanjë dhe Itali, ku shitja kryesisht do të realizohet përmes shitësve online.

Abonimet në Chromebooks do të jenë në dy forma, biznes dhe edukim.

E një tjetër njoftim për Chromebooks është mundësia që bizneset dhe punëtorët arsimor/studentët të marrin laptopët e tyre drejtpërdrejt nga Google.

Për vetëm 28$ për përdorues, Chromebooks do të jenë të dyjat, edhe shërbim softueri, edhe shërbim hardueri. paketa do të vjen në laptop, laptopë-konzolë centrale menaxhuese për administratorët IT, përkrahje teknike, garancion, dhe auto-freskimet. Për institucionet arsimore ky çmim do të jetë 20$ për muaj.

Lajmet e fundit>