Aplikacione

Google fillon luftën kundër aplikacioneve që sulmojnë apo vjedhin nga smartfoni juaj

Sep 7 2013
0 Shpërndarje
Google fillon luftën kundër aplikacioneve që sulmojnë apo vjedhin nga smartfoni juaj

GalaxyS4-SamsungNë fund të muajit të kaluar, Google bëri disa ndryshime të rëndësishme në politikat që u referohen zhvilluesve të aplikacioneve në Google Play, dyqanit zyrtar të aplikacioneve Android.

Ndryshimet, të cilat përfshijnë madje edhe mënyrën se si shfaqen reklamat, synojnë ta bëjnë më të sigurt Android-in, në mënyrë që përdoruesit të jenë më të qetë e të mos shqetësohen shumë në momentin që shkarkojnë një aplikacion apo kur ta përdorin atë. Të gjithë ata që nuk i zbatojnë rregullat, sigurisht që nuk do t’i gjejnë më aplikacionet e tyre në dyqan.

Gjatë muajve të kaluar ka pasur shumë diskutime lidhur me përvojën e përdoruesve në Google Play. Google, nga ana tjetër, nuk zbulon publikisht asnjë të dhënë se sa aplikacione heq çdo muaj nga dyqani.

Por, Priori Data, një firmë me zyra në Berlin, e cila merret me kërkimin e tregut të aplikacioneve, llogarit se gjatë muajit të fundit janë hequr pothuajse 36 000 aplikacione nga Google Play.

Kjo shifër gjithsesi nuk mund të konsiderohet shumë e madhe krahasuar me rreth 950 000 aplikacionet që gjenden në Google Play. Sipas firmës së sigurisë Zscaler, një në pesë aplikacione krijon probleme në Google Play.

Grafiku i mëposhtëm tregon se sa aplikacione hiqen çdo muaj nga Google Play duke bërë një krahasim me iOS-in.

apps-removed-per-month-google-play-ios-app-store_chartbuilder-211

Google i kushton rëndësi të veçantë faktit që dyqani të jetë sa më i hapur. Në ndryshim nga Apple, kompania nuk i shqyrton me vëmendje aplikacionet para se të bëhen të disponueshme në dyqan. Ideja është që Android të bëhet një mjedis sa më mirëpritës. Problemi në këtë rast qëndron në faktin se kjo e bën sistemin më të hapur ndaj sulmeve.

Në fillim të vitit 2012, Google zbuloi Bouncer, një skanues automatik që kontrollon për malware, spyware dhe trojanë në momentin që aplikacionet dërgohen në Google Play. Kjo metodë arrin të kapë disa prej aplikacioneve – ato që janë programuar dukshëm keq.

Por, nuk arrin dot të kapë aplikacione që cënojnë të drejtën e autorit apo aplikacione të cilat kanë përmbajtje të “padëshirueshme” (si fjalë me urrejtje, materiale erotike, kumar etj.) Deri para një viti, dërgimi i një aplikacioni në Google Play do të thoshtë se pas 5 minutash ai do të ishte i disponueshëm për publikun. Sot, zhvilluesit duhet të presin disa orë (për iOS-in ata mund të presin edhe deri në dy javë).

Nga ana tjetër, Google u kërkon përdoruesve të ngrenë zërin në rast se kanë përvoja negative me aplikacionet, në mënyrë që t’i heqë më pas ato nga dyqani. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>