Siguri

Google është përballur me 345 milion kërkesa për fshirjen e përmbajtjeve nga rezultatet e kërkimit në 2014

Jan 10 2015
0 Shpërndarje
Google është përballur me 345 milion kërkesa për fshirjen e përmbajtjeve nga rezultatet e kërkimit në 2014

f75a3770-ffe1-433c-9c82-c233093dd40e-620x372Gjigantit të motorit të kërkimit, Google, i është kërkuar që të fshijë 345 milion lidhje nga rezultatet e kërkimit në 2014, e cila përbën dyfishin e kërkesave në 2013. Më shumë se një nga gjashtë kërkesat vinin nga një biznes i muzikës në Britani e cila ka bërë më shumë se 60 milion kërkesa. Këto të dhëna vinë nga një analizë e bërë nga TorrentFreak, të cilët bashkuan një raport të vetëm të gjithë raportet e publikuara nga motori i kërkimit.

Një pjesë e madhe këtyre kërkesave janë pranuar nga Google. Gjithsesi Google nganjëherë nuk ndërmerr asnjë veprim nëse u duket e arsyeshme ose nëse nuk po shkelen të drejtat autoriale. Sipas raportit të TorrentFreak, një pjesë e madhe e lidhjeve të fshira janë nga domeinet 4shared.com, rapidgator.net dhe uploaded.net, “ku janë shënjestruar më shumë se 5 milion URL”.

Që nga 2008, kur Google raportoi fshirjet e para të lidhjeve, sitet e lartpërmendura janë përballur me një rritje prej 550,000,000 % në largimin e përmbajtjeve. Google nuk mbajti asnjë qëndrim për shtyp, por që tha për The Guardian se këto veprime ishin bërë me qëllim luftën ndaj piraterisë. “Privatësia online mbetet një sfidë, dhe Google merr shumë seriozisht këtë sfidë” citon kompania. “Ne zhvillojmë dhe praktikojmë metoda të ndryshme kundra piraterisë me mbështetjen e qindra punonjësve të Google,” shtoi kompania. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>