Internet

Google është duke testuar shërbimin e regjistrimit të domeinëve

Jun 24 2014
0 Shpërndarje
Google është duke testuar shërbimin e regjistrimit të domeinëve

googledomainsGoogle siç duket ka përqendruar vëmendjen në pjesë më të mëdha të internetit. Gjiganti i kërkimit gjatë të hënës lajmëroi që është duke bërë testimin e një shërbimi të posaçëm të regjistrimit të domeinëve të quajtur Google Domains. Google tha që ka vendosur ta lëshojë shërbimin, i cili është ende në fazën testuese beta, pasi mësoi që 55 për qind e bizneseve të vogla nuk kishin uebfaqe.

“Ne jemi duke filluar që të ftojmë një numër të vogël të njerëzve që të nisin gomat në Google Domains, një shërbim për regjistrim të domeinëve të cilin jemi duke e ndërtuar,” tha kompania në një deklaratë. “Bizneset do të jenë në gjendje të kërkojnë, gjejnë, blejnë dhe bartin domeinët më të mirë për bizneset e tyre – qofshin ata .com, .biz, .org, ose të çfarëdo serie të gjerë të domeinëve të rinj që janë duke u lëshuar në ueb.”

Google Domains do të ofrojnë shërbime si ri-dërgimi, nëndomein të posaçëm dhe regjistrim privat pa kosto. Përveç ofrimit të qasjes për qindra domeinë të rinj si .guru dhe .photography, shërbimi do të formojë deri 100 pseudonime për e-maile duke u bazuar në domeinin e përzgjedhur. Derisa shërbimi do t’iu mundësojë njerëzve që të blejnë URL të posaçme, Google nuk do të ofrojë shërbimin e hostimit. Bashkëpunëtorët si Wix, Weebly, Shopify dhe Squarespace do të ofrojnë shërbime për hostim dhe ndërtim të uebfaqeve për ata që regjistrohen, tha kompania. Një faqe nga Google që i përshkruan veçoritë e shërbimit liston një pagesë vjetore prej 12 dollarëve.

Prania e Google në sektor do të mund të ishte shqetësuese, posaçërisht për ofruesin dominues të shërbimeve për regjistrim të domeinëve GoDaddy, që ka paraqitur dokumentet dy javë më parë për një ofertë fillestare publike e cila do të mund ta kishte vlerën më tepër se 100 milionë dollarë. Derisa GoDaddy ka 57 milionë domeinë të regjistruar nën menaxhimin e vet, duke kontrolluar pothuajse 30 për qind të tregut të regjistrimeve, kompania zbuloi më herët gjatë këtij muaji që kishte pasur humbje neto prej gati 200 milionë dollarë, në përfitimet vjetore prej 1.13 miliardë dollarë gjatë vitit 2013. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>